Home / Lajme / Maqedoni / Bleona më 15 shtator koncert në Tetovë

Bleona më 15 shtator koncert në Tetovë

11 shtator-Ajo do të promovojë albumin e saj në gjuhën angleze “Pas aut”. Krahas Bleonës, në koncertin e 15 shtatorit, do të marrin pjesë edhe Etno Engjujt dhe Hekuran Krasniqi.Koncerti në sheshin Iliria fillon në orën 21.00.

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, e cila së fundmi është përfolur shumë për klipin e publikuar në faqen e internetit Youtube, ku ajo shfaqet nudo, gjatë një parapërgatitje për koncert në Tiranë, prej mbrëmë qëndron në Tetovë.

Ajo po qëndron në qytetin e Tetovës ku zhvillon përgatitjet për koncertin e 15 shtatorit që do të mbahet në qendër të Tetovës, ku ajo do të promovon albumin e saj më të ri, njofton TV Koha.

Gjatë ditës së mërkurë është paralajmëruar edhe një pres konferencë për gazetarë ku Bleona do të përgjigjet në pyetjet e shumta për skandalet e fundit.

Ajo do të promovojë albumin e saj në gjuhën angleze “Pas aut”. Krahas Bleonës, në koncertin e 15 shtatorit, do të marrin pjesë edhe Etno Engjujt dhe Hekuran Krasniqi.Koncerti në sheshin Iliria fillon në orën 21.00.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *