Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohen makinat e parkuara në vend të gabuar

Bllokohen makinat e parkuara në vend të gabuar

3 shtator-Sipas tij, bllokatorë do të vendosen në makinat që janë të parkuara në trotuare, makinat që janë të parkuara në vendet e shënuara për këmbësorë dhe tek makinat që janë të parkuara pranë kontejnerëve të hedhurinave, ndërsa dënimi arbitrar kap shumën prej 1 mijë denarësh. Ndërkaq nëse pronari nuk e largon veturën brenda një ore atëherë shërbimet e merimangës bëjnë bartjen e veturës në vendin përkatës. Për këtë shërbim paguhet dënimi shtesë në vlerë prej 1 mijë e 500 denarësh.

Nga dita e hënë ka filluar të zbatohet aksioni i komunës së Tetovës për bllokimin e makinave të cilat janë të parkuara në vende të gabuara. Sipas udhëheqësit të Sektorit për Komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, Krenar Ibraimi, ky aksion megjithëse nuk është edhe aq popullorë kryhet me qëllim të lehtësimit të komunikacionit në qytet dhe garantimit të zhvillimit të një komunikacioni normal.

“Komuna e Tetovës edhe pse vlerëson se vendosja e dënimeve nuk është një masë aq popullore, por vendosja e bllokatorëve për makinat e parkuara në vende të gabuara ishte proces shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të garantuar një komunikacion më të lehtësuar në qytet. Pra, e gjithë kjo bëhet me qëllim që të garantohet lëvizje e lirë e qytetarëve dhe makinave”, tha Ibraimi.

Sipas tij, bllokatorë do të vendosen në makinat që janë të parkuara në trotuare, makinat që janë të parkuara në vendet e shënuara për këmbësorë dhe tek makinat që janë të parkuara pranë kontejnerëve të hedhurinave, ndërsa dënimi arbitrar kap shumën prej 1 mijë denarësh. Ndërkaq nëse pronari nuk e largon veturën brenda një ore atëherë shërbimet e merimangës bëjnë bartjen e veturës në vendin përkatës. Për këtë shërbim paguhet dënimi shtesë në vlerë prej 1 mijë e 500 denarësh.

Udhëheqësi i Sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, Krenar Ibrahimi, apeloi edhe njëherë qytetarët që të kenë kujdes me parkimin e makinave sepse parkimi jo i rregullt shkakton parregullsi në komunikacion dhe është shkak për aksidente eventuale.
Ndryshe, nga ky sektor informuan se gjate javëve në vijim do të lëshohen në përdorim edhe tre parkingje të reja të mbyllura dhe do të shtohet edhe numri i parkingjeve zonale, e gjitha me qëllim të zhvillimit të një komunikacioni sa më të lehtësuar në qytet

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *