Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohen transportuesit në terminalin e Tetovës

Bllokohen transportuesit në terminalin e Tetovës

21 shtator-Në vend se të kërohet falje për tollovinë e shkaktuar, sot në telefon më është lajmëruar Kargovi, drejtori i Doganave, i cili ka patur vërejtje se pse mënjëherë janë lajmëruar mediat për mosfunskionimin e terminalit në Tetovë”, tha Kuqi.Sipas informacioneve, situate është zhbllokuar dhe terminali në Tetovë funskion normalisht.

Terminali doganor ne Tetova që katër dite është jofunksional. Dhjetëra maune transportuese qëndrojnë në këtë terminal me mallra të ndryshëm për të kryer procedurat doganore.

Bëhet fjalë për transportues vendor të Tetovës por edhe imprortues nga Shqipëria të cilët pohojnë se dëmete e tyre për këto katër ditë janë të mëdha. Një transportues nga Tetova, thekson se kamioni I tij, me prodhime bujqësore me afat të shkurtër përdorimi, që katër ditë është në këtë terminal në Tetovë dhe për pasojë prodhimet e tij kanë filluar të prishen.

“Që katër ditë jemi këtu dhe nuk kemi asnjë lajm se mund të kryhen procedurat dhe të vijojmë me transportin. Këtu në këtë kamion kam speca, të cilëve tashmë u ka filluar tju vjen era. Jemi me dhjetëra që qëndrojmë këtu dhe askush nuk na jep përgjigje se pse janë këta vonesa. Nëse ka problem sistemi le të na japin dokumente me vula sepse humbjet janë shumë të ëmdha për ne”, thotë një transportues I prodhimeve buqjësore në terminalin e Tetovës. Ka reaguar edhe Menderes Kuqi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri –Perendimore, sipas të cilit, me këtë veprim tentohet që të mbyllet terminali i Tetovës, transmeton Televizioni lokal TV KOHA.

“Vërehet një tendencë e vështirësimit të punëve me një qëllim të caktuar që terminali në Tetovë të vij deri tek shuarja. Si ndodh kjo, janë obstrukcione të shumta që bëhen ndaj kompanive dhe një nga ata kompani jam edhe unë që nuk doganoj në Tetovë për arsye se shpesh nuk pranohen faturat origjinale që janë me vlerë të tyre, vonohen me justifikime të ndryshme se na rra sistemi sot, na ra sistemi nesër.Me kohën e shkurtër të orarit të punës që bëjnë aty, vijnë në ora 11 dhe shkojnë në ora 14, mirëpo në rastin konkret dëmi është kolateral dhe e pësojnë përvec kompanive edhe vet shtëpit shpedituese që janë aty. Kam një mesazh për të gjithë qeveritarët që të marrin masa sa më shpejtë që ky problem të zgjidhet”, tha Kuqi, transmeton TV KOHA.

Ai është shprehur i habitur se pse në këtë terminal të mallit në Tetovë udhëheqësi nuk është shqiptarë.

Ndërkohë që nga terminali kanë njoftuar se për shkak të problemeve me rrjetin elektrik dhe rënies së sistemit të brendshëm nuk mund tju ndihmohet transportuesve.

“Në vend se të kërohet falje për tollovinë e shkaktuar, sot në telefon më është lajmëruar Kargovi, drejtori i Doganave, i cili ka patur vërejtje se pse mënjëherë janë lajmëruar mediat për mosfunskionimin e terminalit në Tetovë”, tha Kuqi.Sipas informacioneve, situata është zhbllokuar dhe terminali në Tetovë funskion normalisht.

TV KOHA

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *