Home / Lajme / Maqedoni / Branitellat’, PDSH dhe BDI bëhen bashkë

Branitellat’, PDSH dhe BDI bëhen bashkë

Megjithatë kjo nuk zgjati më shumë se 15 minuta nga shkaku se përmes intervenimit procedural të deputetëve të PDSH-së, me pretekstin se kreu i parlamentit gjatë propozimit për futjen në rend dite në seancën e komisionit për punë dhe politikë sociale këtë pikë, ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Ligji për ‘Branitelat’ nisi sot procedurën parlamentare. Në fillim të punës së Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po shqyrtohet ky projekt ligj, deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi propozoi që ligji në fjalë të mos futet në rend dite të këtij komisioni, propozimi i Ibrahimit u mbështet nga deputetët e BDI-së por jo edhe të VMRO-s dhe LSDM-së. Kështu që me 7 vota pro dhe 3 kundër, komisioni nisi shqyrtimin e projekt ligjit për ‘Branitelat’ të propozuar nga VMRO-DPMNE. Megjithatë kjo nuk zgjati më shumë se 15 minuta nga shkaku se përmes intervenimit procedural të deputetëve të PDSH-së, me pretekstin se kreu i parlamentit gjatë propozimit për futjen në rend dite në seancën e komisionit për punë dhe politikë sociale këtë pikë, ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Ndryshe ky propozim I VMRO-s pozicionoi në njërën anë palën shqiptare përballe asaj maqedonase. Është pikërisht ky projekt ligj i cili luftën e deritanishme politike në Kuvendin Republikan e shndërroi në luftë etnike. Propozimi ndonëse i propozuar nga partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE u mbështet ‘blanko’ nga LSDM ja opozitare. Megjithatë nga ana tjetër për herë të parë ndodhë që një propozim ligj të bëjë bashkë edhe bllokun politik shqiptarë, i cili kësaj radhe demonstroi unitet dhe u rreshtua në anën e njëjtë. Edhe BDI edhe PDSH edhe RDK u deklaruan kundër këtij projekt ligji, i cili vë në test funksionimin e koalicionit qeveritarë, me këtë edhe funksionimin e qeverisë aktuale.
Nisja e sotme e debatit ka shkaktuar edhe reagimin e Lëvizjes qytetare ZGJOHU.
“Me rastin e fillimit të debatit për Ligjin për “Branitelat” në Parlamentin e Maqedonisë, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! uron të gjithë shqiptarët për bashkimin e shqiptarëve që e nxiti pikërisht ky ligj dhe përpjekja e përbashkët e partive politike, shoqërisë civile dhe mediave shqiptare të vihen bashkërisht në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe të thonë njëzëri që ky ligj përjashtues, tendencioz dhe mono-etnik – NUK KALON!
Sot, më 5 shtator, të gjithë shqiptarët kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Ligjit për “Branitela”, ose të plotësohet me përfshirjen edhe të UÇK-së. Ligji, i atillë siç është propozuar, është në kundërshtim të plotë me interpretimin autentik të Ligjit për Amnisti me të cilin po kjo përbërje parlamentare rinjohu UÇK-në si pale legjitime në luftën e vitit 2001.
Pa dyshim, ky ligj do të jetë mollë sherri mes partive politike shqiptare dhe maqedonase në vend, duke shkaktuar polarizim maksimal ndëretnik me pasoja të paparashikueshme.
Votimi i këtij ligji me majorizim të votave etnike maqedonase kundrejt atyre shqiptare do ta kthen vendin në vitet e para të pavarësimit duke i fshirë apriori të gjitha të arriturat demokratike pas vitit 2001. Ky propozim ligj do të shkaktojë pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Qytetare ‘ZGJOHU’.
(marre nga Alsat-M)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *