Home / Sport / Cana: Qipro, më e mirë se Shqipëria!

Cana: Qipro, më e mirë se Shqipëria!

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, ka bërë të qartë se askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndeshjen kundër Qipros që luhet të premten. Futbollisti kuqezi nuk ka ngurruar të bëjë të qartë se për momentin, futbolli qipriot është në një shkallë shumë më të lartë se ai shqiptar.

“Mendoj se si kombëtare, niveli i Shqipërisë me Qipron është i afërt. Por në aspektin e klubeve, Qipro qëndron shumë më lart pasi do të na duhet të presim shumë gjatë për të parë ditën kur një klub shqiptar të jetë çerekfinalist në Ligën e Kampioneve. Si rrjedhojë, Qipro ka futbollistë shumë cilësorë, ndonëse në ndeshjen me kombëtaren, diferencën do ta bëjnë detajet e vogla”, tha kapiteni i kuqezinjve.

Ndërkohë, ai nuk ka ngurruar të ftojë edhe tifozët kuqezi në këtë ndeshje të parë eliminatore për përfaqësuesen e drejtuar nga Xhani De Biasi. “Do të përgatitemi që të shfrytëzojmë në maksimum gabimet e tyre dhe të japim maksimumin e forcave tona. Përveç përgatitjeve tona, një faktor jo pak i rëndësishëm është edhe mbështetja e tifozëve shqiptarë. Ata mund të bëjnë realisht diferencën në këtë takim. Sfida me Zvicrën? Po mundohemi të marrim ndeshjet me radhë dhe për momentin na intereson ndeshja me Qipron”, tha kapiteni i kombëtares.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *