Home / Sport / Çelsi, 45 milion paund për Falkaon

Çelsi, 45 milion paund për Falkaon

Çelsi po planifikon që të mbyllë sa më parë marrëveshjen me Atletiko Madrid për blerjen e Radamel Falkao, duke bërë gati 45 milion paund për sigurimin e futbollistit kolumbian.

Gazeta britanike “The Sun” ka bërë të ditur se bisedat paraprake mes palëve kanë filluar, pasi londinezët duan që të sigurojnë futbollistin që në muajin janar. Marrëveshja është aprovuar menjëherë nga Roman Abramoviç, i cili pa se si sulmuesi kolumbian shkatërroi skuadrën e tij në Superkupën e Evropës një muaj më parë.

Fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve me sa duket kanë kuptuar se nuk mund të arrijnë asgjë vetëm me Fernando Torres në vijën e parë të sulmit dhe kërkojnë një emër shumë të njohur për ta vënë përkrah tij. Kjo është arsyeja pse kanë filluar që tani bisedimet, për të evituar konkurrencën e mundshme të pretendentëve për kolumbianin në janar.

“Po punohet që tani për Falkaon”, zbuloi për gazetën angleze një burim brenda klubit londinez. “Pronari dëshiron që gjithçka të mbyllet sa më shpejt para se ndonjë klub tjetër të bëjë kundër-ofertë dhe të rritë çmimin e lojtarit”.

26 vjeçari Falkao ka shënuar 115 gola në vetëm 3 sezone në Evropë, mes të cilëve përfshihen 3 golat e shënuar kundër Çelsit në Superkupën e Evropës të këtij edicioni në Monako. Atletiko Madrid pagoi 32 milion paund për ta blerë nga Porto një vit më parë, por mendohet se gjysma e kësaj shumo u sigurua asokohe nga një palë e tretë, një fond investimi, pjesë e të cilit është edhe menaxheri i tij, Horge Mendes.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *