Home / Lajme / Maqedoni / Civil apel kreut shtetëror: Mbështetni paqen në Maqedoni

Civil apel kreut shtetëror: Mbështetni paqen në Maqedoni

21 shtator-
“Edhe sivjet, si dhe në vitet e kaluara, apelojmë te Parlamenti dhe Qeveria që t’i shpallin Ditën Ndërkombëtare të Paqes (21 shtator) dhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor) festa shtetërore-thuhet në komunikatën e lëshuar nga OJQ “Civil.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, Qendra për liri bëri thirrje për konsolidimin e shtetit të së drejtës, tejkalimin e urrejtjes, paragjykimeve, kultit ndaj armëve, nacionalizmit dhe dhunës në vend.

“Apelojmë te Presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrat, anëtarët e Parlamentit, kryetarët e komunave dhe liderët partiakë të shprehin përkrahje publike për paqen dhe ta manifestojnë atë përkrahje me hapa dhe masa konkrete për tejkalimin e urrejtjes, paragjykimeve, kultit ndaj armëve, nacionalizmit dhe dhunës në vend dhe me këtë të kontribuojnë për synimet drejt paqes botërore.

Apeli u drejtohet edhe personave publik, sportistëve, gazetarëve, arsimtarëve, intelektualëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Edhe sivjet, si dhe në vitet e kaluara, apelojmë te Parlamenti dhe Qeveria që t’i shpallin Ditën Ndërkombëtare të Paqes (21 shtator) dhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor) festa shtetërore-thuhet në komunikatën e lëshuar nga OJQ “Civil.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes dhuna dhe luftërat duhet të ndalen të paktën për një ditë, apelojnë organizatat e shumta joqeveritare në botë.

“Në ditën e sotme, popujt e Tokës duhet t’i zgjidhin problemet ndërmjet vete me bisedime. Zotërat e luftës patjetër duhet të përmbysen dhe të gjykohen për krimet e tyre. Të drejtat dhe liritë e njeriut patjetër duhet të respektohen. Ushqim dhe arsimim duhet patjetër t’i jepet çdo fëmije në botë. Çdo individ meriton të jetojë në paqe dhe me dinjitet. Është dëshpëruese ajo që kjo duket si një ëndërr, megjithëse mund të realizohet fare lehtë”, thuhet më mesazhet e tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *