Home / Sport / De Biasi: Të punojmë kokulur për Zvicrën!

De Biasi: Të punojmë kokulur për Zvicrën!

Xhani De Biasi është munduar që të evitojë në maksimum euforinë pas suksesit 3-1 ndaj Qipros që pozicionon përkohësisht Shqipërinë në kreun e Grupit E të kualifikueseve për Botërorin 2014 në zonën e Evropës. Tekniku italian ka folur pozitivisht për ekipin e tij, por ka theksuar se e pret më shumë punë në takimet e ardhshme.

“Siç e patë, ishtë një ndeshje shumë e vështirë por ne duhet të mësohemi të korrigjojmë ato pika që i kemi të dobëta. Mendoj se e gjithë skuadra luajti mirë dhe të gjithëe lojtarët u impenjuan shumë duke bërë një lojë të kënaqshme. Sigurisht, shpresoja që Çani e Bogdani të jepnin maksimumin e tyre në momentin kur i aktivizova. Mendova të shfrytëzoj freskinë e tyre dhe ndodhi pikërisht ajo që prisja”.

“Kjo fitore është punë e të gjithë grupit. Kjo është një skuadër në të cilën kemi afruar lojtarë të mirë. E kemi nsiur me këmbë të mbarë dhe jemi në rrugën e duhur. Përsa i përket Zvicrës, padyshim që do të jetë ndoshta ndeshja më e vështirë e grupit. Do të shkojmë atje për të bërë më të mirën dhe do të punojmë kokulur për këtë sfidë”, deklaroi De Biasi pas përfundimit të takimit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *