Home / Lajme / Maqedoni / Dekorim i lartë francez për Avokatin e Popullit Memeti

Dekorim i lartë francez për Avokatin e Popullit Memeti

27 shtator-Ai posaçërisht e theksoi transparencën e tij për pranimin e përvojave të huaja posaçërisht atë franceze në pjesën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin me Zhan Pol Delvula, Avokat i Popullit në Francë prej vitit 2004 deri më vitin 2011.

Për kontribut të veçantë në mbrojtjen e të drejtave fundamentale të qytetarëve dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira mes Maqedonisë dhe Francës, si dhe frankofonisë ambasadori francez Zhan Klod Shlumberzhe sot Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë Ixhet Memeti i dorëzoi dekorimin “Oficer i Rendit Kombëtar për merita” që ia ndau presidenti i Republikës së Francës Fransoa Oland.

Në solemnitetin në rezidencën franceze në prani të deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve relevante, të ambasadorit të Spanjës në Maqedoni, si dhe familjes më të ngushtë të Memetit, ambasadori Shlumberzhe duke ia dorëzuar këtë mirënjohje prestigjioze theksoi se kjo është rezultat i arritjeve personale dhe cilësisë së Memetit për përmbajtje dhe neutralitet në ushtrimin e funksionit Ombudsman i cili është me rëndësi thelbësore për një shtet juridik dhe qytetarët e saj.

Ai posaçërisht e theksoi transparencën e tij për pranimin e përvojave të huaja posaçërisht atë franceze në pjesën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin me Zhan Pol Delvula, Avokat i Popullit në Francë prej vitit 2004 deri më vitin 2011.

“Emërimi i Avokatit të Popullit nga ana Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2004 ishte pasojë logjike për shkak të gjithë asaj që ju e zbatuat në plan profesional. Kuvendi vendosi t’ia ndajë këtë funksion një njeriu nga drejtësia me përvojë të madhe, posaçërisht në kohën kur u themelua shteti i ri i Maqedonisë për të cilën funksioni i Obudsmanit ende nuk ishte shumë i afërt. Me këtë emërim është ndarë mirënjohje për cilësitë tuja personale” tha Shlumberzhe.

Duke u falënderuar, Memeti theksoi se këtë dekorim të lartë e nënkupton si mirënjohje për punën e tij, punën e institucionit të cilin e prezanton, por edhe si motivim për angazhimet e mëtejshme në sferën e të drejtave të njeriut.

“Akti i sjelljes së këtij Dekreti vetëvetiu flet çfarë duan të thonë të drejtat e njeriut , çfarë do të thotë dialog i kombeve të ndryshme dhe çfarë rëndësie kanë projektet e përbahskëta në vetë shoqërinë, e posaçërisht kur janë në plan të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo është pasuri e madhe edhe për shoqërinë tonë. Nëse avokatët e popullit me fjalët e tyre arrijnë të bindin se ka shkelje dhe se kjo nuk duhet të ndodhë, akti i tillë për ato është ushqim dhe nxitje edhe më shumë të punojnë në këtë fushë” tha Memeti, me ç’rast u falënderua edhe për mbështetjen që e merr nga Parlamenti dhe institucionet tjera relevante që edhe më mirë ta ushtrojë funksionin.

Presidenti i i Republikës së Francës më 9 maj, të këtij viti solli Dekret për dekorim të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë Memeti me dekorimin “Oficer i Rendit Kombëtar për merita”.

Ixhet Memeti është jurist me përvojë shumëvjeçare në sferën e drejtësisë dhe është i pari i emëruar në funksionin e Ombdusmanit nga vendosja e tij në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë. Memeti dy herë me radhë e ushtroi edhe funksionin e ministrit të Drejtësisë.

Zhan Klod Shlumberzhe në solemnitetin e sotëm edhe praktikisht e përfundon mandatin e tij të ambsadorit në Maqedoni. Prej të hënës e merr funksionin e shefit të misionit të OBSE-së në Kosovë. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *