Home / Sport / Del Boske: Ksavi do të bëhet trajner i shkëlqyer!

Del Boske: Ksavi do të bëhet trajner i shkëlqyer!

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, mendon se mesfushori i Barcelonës, Ksavi, është një lojtar i cili nuk do ta kishte të vështirë tranzicionin nga fusha e blertë në rolin e një trajneri te një ekipi futbolli.

“Te Ksavi shoh me të vërtetë një të ardhme si trajner. Ai është një “zgjatim” i një trajneri në fushën e lojës, ndërsa edukimi i tij është Barcelona. Ai ka marrë të gjithë atë që është e mirë dhe çfarë përbën Barcelonën në vetvete. Unë kam shumë besim te ai, pasi ka një logjikë të shëndoshë dhe është shumë miqësor”, tregoi trajneri i Spanjës, i cili i bashkohet emrave të tjerë si Guardiola e Laporta që mendojne se mesfushori ka një të ardhme të shkëlqyer në pankinë.

Më pas, Del Boske tregoi për mediat se gjatë karrierës së tij në klube, nuk ka kuptuar asnjëherë se si funksionon realisht merkatoja e futbollistëve dhe gjatë të gjithë viteve të tij si asistent trajner te Real Madrid, ai është munduar vetëm të mësojë për atë që ndodh në fushën e lojës e jo atë jashtë saj.

“Unë nuk marr vesh nga biznesi, nuk i kuptoj çmimet e lojtarëve, si funksionon realisht merkato e tyre. Ajo që unë kuptoj është si luhet futbolli dhe këtë e kam arritur falë trajnerëve dhe lojtarëve që kaluan në vitet e mia te Real Madrid. Kam qenë si një sfungjer, duke thithur informacione që më janë dashur kur u bëra trajner”, shpjegoi Del Boske.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *