Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetë zjarre aktivë nëpër Maqedoni

Dhjetë zjarre aktivë nëpër Maqedoni

1 shtator-Zjarri në parkun nacional “Jasen” i cili u paraqit më 20 gusht ende është aktiv. Është kapluar mali i përzier dhe në shuarjen e tij janë angazhuar 55 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjashtë persona nga Njësia Zjarrëfikëse Territoriale dhe 10 persona nga ndërmarrje publike.

Deri në orën 11:30 minuta nëpër Maqedoni janë regjistruar dhjetë zjarre, informoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas informatave më të reja nga terreni, janë aktivë zjarret në fshatin Vollçe, në vendin e quajtur Cërkvica në shpatet e Suva Gorës (komuna Makedonski Brod), në fshatrat Kostin Doll dhe Polaqi drejt Vranincit (komuna Koçanë), në fshatrat Jabollçishtë e Epërme në vendin e quajtur Krivul, në fshatrat Dunje dhe Jabollçishte e Epërme, fshati Orashe në vendin quajtur Orashka Çuka dhe në fshatrat Raduç në malin Jabllanicë (komuna Strugë), në fshatrat Dobroveni dhe Soviq (komuna Novaci) dhe ndërmjet fshatrave Konjsko dhe Huma në vendin e quajtur Okov Rid (komuna Gjevgjeli), ku zjarri është aktivë, por është nën kontroll.

Zjarri në fshatin e Strugës Raduç në malin Jabllanicë përhapet drejt komunës së Dibrës. Zjarri ka shpërthyer mbi lartësinë mbidetare prej 1.800 metra në terren të pakalueshëm.

Zjarri në parkun nacional “Jasen” i cili u paraqit më 20 gusht ende është aktiv. Është kapluar mali i përzier dhe në shuarjen e tij janë angazhuar 55 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjashtë persona nga Njësia Zjarrëfikëse Territoriale dhe 10 persona nga ndërmarrje publike.

Është aktiv zjarri në komunën e jegunovcit në fshatrat Vratnicë drejt Bellovishtës.

Siç informon DMSH, janë shuar zjarret në komunën e Sopishtës në fshatrat Patishka Rekë dhe Drazhillovë, komuna e Studeniçanit, në fshatin Gaber dhe dshatin Vrazhallë në komunën e Zelenikovës, në komunën e Gostivarit në fshatrat Llakavicë dhe Mitrovi Kërsti, në komunën e Prilepit në fshatin Careviq në vendin e quajtur Majnov Doll dhe në komunën e Zajazit ndërmjet fshatrave Zajas dhe Strigomishtë e Poshtme. Janë shuar zjarret edhe në komunën e Kumanovës në fshatrat Sopot dhe Karabiçan dhe në komunën e Sarajit në fshatin Rashçe

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *