Home / Lajme / Botë / Disa prej rekordeve Guinness

Disa prej rekordeve Guinness

17 shtator-
Për vitin 2013, pjesë e rekordeve Guinness është edhe mashkulli me muskujt më të fortë.24-vjeçari Mustafa Ismail, gjatë 10 viteve të fundit të jetë së tij i është përkushtuar në mënyrë të veçantë formimit trupor, duke u klasifikuar si njeriu me muskujt më të fortë

Pjesë e librit të Rekordeve Guinness 2013 do të jenë edhe këta personazhe, të cilët me veçantitë e tyre arrijnë të thyejnë çdo rekord të mbajtur deri më tani.Është një ndër librat më të shitur në mbarë botën dhe me publikimin në më shumë se 22 gjuhë në rreth 100 vende, libri i Rekordeve Guinnes 2013, i cili është shpërndarë në 2.7 milionë kopje, të cilat presin të mbërrijnë në duart e të gjithë kureshtarëve.

Në listën e personazheve me veçorinë e saj renditet 52-vjeçarja nga Gjermania, Bettina Dorfman, tepër e apasionuar pas kukullave “Barbie”, e cila ka koleksionuar rreth 15.000 kukulla që nga viti 1993, raporton noa.al.

Për vitin 2013, pjesë e rekordeve Guinness është edhe mashkulli me muskujt më të fortë.

24-vjeçari Mustafa Ismail, gjatë 10 viteve të fundit të jetë së tij i është përkushtuar në mënyrë të veçantë formimit trupor, duke u klasifikuar si njeriu me muskujt më të fortë.

Për të arritur këtë rezultat, ai është stërvitur dy herë në ditë duke ngritur pesha tepër të rënda dhe pohon se konsumon më shumë mishin e pulës sesa spinaqin që e urren.

Pjesë e këtij libri janë kafshët me veçoritë e tyre të rralla, mes të cilave renditet edhe kali 9-vjeçar, më i madh që ndodhet në Amerikë, kau më i vjetër si dhe qeni me këmbët më të gjata.

Gjithashtu në rekordet Guinness ndodhet edhe sportistja më e fuqishme, britanikja Sharran Alexander.

Stilisti Kazuhiro Watanabe, është pjesë e rekordeve botërore për cullufen më të gjatë, ku pjesën e përparme të flokëve e mban në këtë model me ndihmën e xhelit.

Gjejmë në këtë libër edhe dy delet më të shpejta nga ferma në High Wycombe, Buckinghamshire, por edhe sanduiçin më të madh që kemi parë ndonjëherë, i cili është shitur në Çikago

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *