Home / Sport / Dortmundi humb në derbin verior

Dortmundi humb në derbin verior

Dortmundi e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon dhe atë pikërisht në derbin verior ndaj Hamburgut në Imtech Arena.

Rafael Van der Vaart shkëlqeu në këtë takim, duke asistuar dy herë. Që në fillim u shfaq Van der Vaart, i cili asistoi te Son, i cili realizoi për 1-0, rezultat që dhe mbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Dortmundi barazoi gjithçka me Perisic (46’) dhe mysafirët vetëm sa filluan ta dominojnë në ekstrem takimin.

Por, kjo u është hakmarrë kampionëve, pasi Ilicevic shfrytëzoi asistimin e Van der Vaart (55’) për të shënuar për 2-1, para se epërsinë ta dyfishonte përsëri Son (59’) për 3-1.

Përsëri u shfaq Perisic që shënoi për 3-2 dhe e bëri ndeshjen më interesante dhe më dramatike (60’) pasi Klopp bëri disa zëvëndësime, por që nuk treguan rezultat dhe ndeshja mbaroi me rezultat 3-2 për Hamburgun.

Me këtë disfatë Dortmundi mbetet në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve, duke qëndruar pesë pikë tashmë prapa liderit Bayern Munich, ndërsa për Hamburgun kjo ishte fitorja e parë këtë edicion.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *