Home / Sport / Drita angazhon Ardit Shaqirin

Drita angazhon Ardit Shaqirin

“Pas kthimit tim nga Rumania isha futbollist i lirë, ndërsa drejtuesit e Dritës dolën me ofertë korrekte. Kam pranuar të jem pjesë e tyre dhe shpresoj që të jemi të kënaqur ne bashkëpunimin dhe të shënojmë rezultate pozitive. Drita është debutuese në Ligën e Parë, por shof që ka krijuar skuadër cilësore. Besoj në rezultate të mira, ndërsa që tani në emocionon fakti që për herë të parë do të kem rastin të luaj kundër djalit të axhës tim, Artim Shaqirit, i cili drejton Shkëndijën”, u shpreh Ardit Shaqiri.

Skuadra e futbollit Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës, ka angazhuar edhe një përforcim cilësor, duke ofruar në rradhët e tyre struganin Ardit Shaqiri. Bëhet fjalë për futbollist cilësor, që luan në repartin e mesfushës, por me tipare sulmuese. Arditi është djalë i xhaxhait të trajnerit të Shkëndijës, Artim Shaqirit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Ohrin dhe Gramozin dhe Teutën e Durësit në Shqipëri, Rozhenberog të Sllovakisë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konkordias në Rumani. Tani Drita është stacioni i rradhës për Shaqirin, i cili pret të dëshmohet me paraqitje të suksesshme. “Pas kthimit tim nga Rumania isha futbollist i lirë, ndërsa drejtuesit e Dritës dolën me ofertë korrekte. Kam pranuar të jem pjesë e tyre dhe shpresoj që të jemi të kënaqur ne bashkëpunimin dhe të shënojmë rezultate pozitive. Drita është debutuese në Ligën e Parë, por shof që ka krijuar skuadër cilësore. Besoj në rezultate të mira, ndërsa që tani në emocionon fakti që për herë të parë do të kem rastin të luaj kundër djalit të axhës tim, Artim Shaqirit, i cili drejton Shkëndijën”, u shpreh Ardit Shaqiri në deklaratën e tij të parë si futbollist i Dritës. Strugani menjëherë i është bashkuar ekipit bogovinas në seancat stërvitore, ndërsa pritet së shpejti të ketë të drejtë loje dhe të debutojë në skuadrën e tij të re.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *