Home / Sport / Drita mbetet pa trajner, dorëhiqet Beqiri

Drita mbetet pa trajner, dorëhiqet Beqiri

Drita ka mbetur pa trajner, pasi Jeton Beqiri ka ofruar dorëheqje të parevokushme nga pozita e tij. Deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e vërteta të këtij hapi të trajnerit Beqiri, i cili vetëm ka thënë se largohet për shkaqe personale.

Krejtësisht pa pritur skuadra e futbollit Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës ka mbetur pa trajner, pasi shefi i stafit teknik Jeton Beqiri ka ofruar dorëheqje të parevokushme nga pozita e tij. Deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e vërteta të këtij hapi të trajnerit Beqiri, i cili vetëm ka thënë se largohet për shkaqe personale. Edhe drejtuesit e Dritës kanë sqaruar me të njëjtin arsyetim largimin e Beqirit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skuadrën e Dritës. Beqiri i cili për këtë skuadër ka luajtur edhe sai futbollist aktiv, më vonë vite me rradhë drejtoi ekipin nga Bogovina nga pozita e trajnerit, ndërsa sezonin e shkuar udhëhoqi ekipin në sukesin më të madh në hisori, kualifikimin në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Bogovinasit në start të sezonit të parë në elite momentalisht sjellin paraqitje mesatare dhe pas 6-të xhirove kanë turbuar 7-të pikë, me bilans dy fitore, një barazim dhe tre humbje. Drita humbi në start të sezonit të ri në Bogovinë nga Bregallnica, ndërsa barazuan në ndeshjen si mysafirë me Rabotnickin. Pasuan fitoret me Napredokun në Bogovinë dhe Teteksin në Tetovë, para se ekipi të përjetoi dy disfata me rradhë, 2:4 nga Renova në fushë të vet dhe 4:0 nga Vardari në Shkup. Dy humbjet e fundit nuk besohet të jenë arsyeja e largimit të Beqirit, pasi nuk kishte ndonjë presion nga ana e drejtuesve, ndërsa për më shumë ekipi për momentin nuk kishte ndonjë lëkundje alarmuese. Deri në emërimin e trajnerit të ri, Drita do të drejtohet nga ndihmësit e Beqirit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *