Home / Lajme / Maqedoni / Edhe ndihma sociale përmes bankës

Edhe ndihma sociale përmes bankës

21 shtator-“Pagesa e të drejtës së asistencës sociale në llogari transaksioni filloi gradualisht në disa komuna gjatë tërë vitit kalendarik. Paralelisht u bë kontroll i hollësishëm i çdo pagese. Pas zhvillimit të suksesshëm të këtij moduli, pagesëa e gushtit këtë muaj u realizua në llogari transaksioni te çdo shfrytëzues i asistencës sociale” tha Ristovski.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me sukses e përfundoi procesin e implementimit të softuerit të ri për administrimin e të dhënave në të holla nga sfera e mbrojtjes sociale në pjesën i cili i dedikohet të drejtës së asistencës sociale financiare, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri dikasterial Spiro Ristovski.

Qëllimi i vendosjes së këtij softueri, siç tha, ishte thjeshtësimi dhe lehtësimi i procedurës për realizimin dhe shfrytëzimi e të gjitha të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale dhe mundësimi i pagesës së mjeteve të kryhet përmes llogarisë së transaksionit.

“Pagesa e të drejtës së asistencës sociale në llogari transaksioni filloi gradualisht në disa komuna gjatë tërë vitit kalendarik. Paralelisht u bë kontroll i hollësishëm i çdo pagese. Pas zhvillimit të suksesshëm të këtij moduli, pagesëa e gushtit këtë muaj u realizua në llogari transaksioni te çdo shfrytëzues i asistencës sociale” tha Ristovski.

Me këtë mënyrë të pagesës, siç theksoi, kursehen 43 milionë denarë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë të cilët deri tani u realizuan si shpenzime për shkak të kryerjes së pagesës së tërësishme, gjegjësisht realizimin e të gjitha obligimeve të cilat ekzistonin drejt postës së Maqedonisë si subjekt i cili e kryente shpërndarjen e pagesës së mjeteve.

Ai përkujtoi se shpesh herë ka ndodhur paga të caktuara të vonohen edhe krahas asaj që mjetet buxhetore janë transferuar. Vihemi në situatë, siç tha, të varemi nga vullneti i personit përkatës i punësuar në Postë kur do t’i distribuojë pagesat e asistencës sociale te një pjesë e shfrytëzuesve.

Ristovski informoi se vendosja dhe zhvillimi suksesshëm i softuerit të ri për administrimin e të gjitha të dhënave në të holla në sferën e mbrojtjes sociale jepet mundësa këmbimi elektronik i të dhënave të realizohet mes Ministrisë, gjegjësisht Qendrës për punë sociale dhe të gjitha institucioneve të tjera kompetente

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *