Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

25 shtator-“Fëmija është akoma në gjendje të përgjithshme serioze gjegjësisht më të rëndë. Po bëhen përpjekje maksimale për shërim dhe shërimin e tij nga kjo gjendje”, tha dr. Valeria Kirova Urosheviq, mjeke-specialiste e Klinikës për sëmundje infektuese.

Një grua e moshës 83-vjeçare e hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup dje ka vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor.

Gruaja u hospitalizua në Klinikë në gjendje të përgjithshme të rëndë. Vajza dy vjet e gjysmë te e cila gjithashtu u diagnostifikuan ethet e Nilit Perëndimor dje nga Klinika e fëmijëve është transferuar në Klinikën infektuese për shkak të gjendjes së rëndë të përgjithshme në të cilën ndodhet.

“Fëmija është akoma në gjendje të përgjithshme serioze gjegjësisht më të rëndë. Po bëhen përpjekje maksimale për shërim dhe shërimin e tij nga kjo gjendje”, tha dr. Valeria Kirova Urosheviq, mjeke-specialiste e Klinikës për sëmundje infektuese.

Dy pacientët e tjerë te të cilët paraprakisht u diagnostifikuan ethet e Nilit Perëndimor, siç kumtoi sot Kirova Urosheviq, janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe në fazën e shërimit.

Tani për tani nuk ka indikacione për raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor. Në 24 orët e kaluara gjithashtu nuk ka pacientë të rinj të dyshimtë me ethet e Nilit Perëndimor.

Në Maqedoni deri më tani janë evidentuar pesë të smurë nga ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve dy persona humbën jetën.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *