Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Përshefca problem me ujin

Edhe Përshefca problem me ujin

15 shtator-“Ne e dijmë se uji i Lumit është i ndotur, nuk është i pastër, kur bie shi ka edhe insekte por megjithatë të gjithë qytetarët pajtohen me këtë vetëm të kenë ujë për arsyje higjienike. Ne kemi raste në fshat kur persona në moshë janë të palëvizshëm dhe nuk mundet të qëndrojnë pa ujë. Ne për momentin ujin nuk e kemi në lum por kemi vetëm dy orë në mëngjes dhe dy orë në mbrëmje”, thonë në bashkësinë lokale të fshatit Përshefcë.

Të gjithë fshatrat e komunës së Tearcës të cilët nuk janë të kyçur në sistemin e ujit të pijshëm përmes komunës, kanë probleme me furnizimin normal të ujit të pijshëm. Komuna e Tearcës në anën tjetër ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e fshatrave vetë menaxhojnë me sistemin e ujit për pije dhe pikërisht për këtë janë problemet e kësaj natyre.

“Jo vetëm Përshefca por edhe disa vendbanime tjera nuk janë të kyçur në sistemin e menaxhimit të ujit nga ana e komunës. Me ujin në këto vendbanime një kohë të gjatë menaxhojnë bashkësitë vendore dhe nuk kemi mekanizma për të interevenuar. Në fshatrat ku ne e e menaxhojmë ujin këta probleme nuk shfaqen.

Neve si komunë kemi njohuri për rezultatet që janë negative për cilësinë e ujit dhe do të punojmë në periudhën e ardhëshme për të zgjidhur këtë problem për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Isen Asani, kryetarë i komunës së Tearcës.

Sipas tij, janë duke u zhvilluar bisedime që këta fshatra të kyçen në sistemin e menaxhimit të ujit, me qëllim që qytetarët të shfryëtzojnë uji të pastër biologjikisht dhe kimisht, ndërsa mos kyçja për ata paraqet mosmarrje të subvencioneve për rrjetin primar dhe sekondar të ujit si dhe sistemine filtrimit.

Asani, tha se ky është edhe qëndrim i pushtetit qendror. “Nës arrijmë në ujdi, do të mund që të mirë të menaxhojmë problemin e ujit të pijshëm:, tha shkurt Asani.Thuajse të gjithë fshatrat e komunës së Tearcës e kanë problem akut ujin e pijshëm.

Pas Sllatinës dhe Dobroshtit edhe fshati Përshefcë në komunën e Tearcës ka problem me ujin e pijshëm. Edhe në këtë fshat si në fshatrat e tjerë uji nuk është për pije pas që shfrytëzohet uji i Lumit të këtij fshati për nevojat ditore.

Edhe në këtë fshat ditë më parë nga ana e banorëve është gjetur e ashtuqtuajtura “Qime e Kalit”, e cila më herët u gjet në fshatrat Sllatinë dhe Dobrosht, dhe e njejta është dërguar në entin për mbrojtje të shëndetit në Tetovë. Pas kësaj, nga enti kanë kontaktuar autoritetet e bashkësisë vendore ku është kërkuar që uji mënjëherë të ndalohet për pije.

Nga ana e bashkësisë vendore të këtij fshati në muajin qershor, banorëve të këtij fshati i është kumtuar lajmi se uji nuk është për pije për shkak se do të shfrytëzohet uji i Lumit. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të mungesës së ujit dhe bashkësia vendore ka qenë e detyruar që të kyçë ujin e lumit në rezervuar pasi që nëse nuk bëhej kjo kyçje banorët në ditë do të kishin vetëm 2 orë ujë të pijshëm në ditë.

Daut Shasivari, kryetar i bashkësisë lokale të këtij fshati ka konfirmuar se fshati Përshefcë ka probleme me uji, madje sipas tij qytetarët kanë qenë të njoftuar se krahas këtij problemi poashtu ujësjellësi i këtij fshati nuk ka filtër.“

Ne kemi problem me ujin për pije për arsye se nuk kemi filter.Ka patur një donacion i huaj i cili ka dhënë filter për në komunë të Tearcës.Unë kam qenë punëtor në atë kohë dhe e dij se ai investim është bërë për tre fshatra edhe atë për fshatin tonë Përshefcë, Tearcën dhe Gllogjën. Për fat të keq Përshefca dhe fshati Gllogjë nuk e shfrytëzojnë atë ndërsa Tearca e shfrytëzon.

Ne kemi biseduar më ish kryetarin Rami Qerimin , por edhe me më këtë që është tani në këtë post dhe ata kanë thënë se pa me u kyçur në sistem nuk mundet ta përdorni. Për t`u kyçur në sistem duhet të bisedohet me të gjithë qytetarët dhe bashkësia lokale nuk mundet të vedos të kyçet apo jo në sistem.Unë vetëm mund të organizoj një mbledhje ku do jetë edhe kryetari i komunës dhe të bisedojmë me qytetarët për këtë çështje”, tha Shasivari.

Ai ka apeluar deri tek Ministria e Ekologjisë, komuna dhe partitë politike që të intervenojnë për të zgjidhur këtë problem duke ndihmuar që fshati të paijset me një filter për ujin.

“Ne e dijmë se uji i Lumit është i ndotur, nuk është i pastër, kur bie shi ka edhe insekte por megjithatë të gjithë qytetarët pajtohen me këtë vetëm të kenë ujë për arsyje higjienike.
Ne kemi raste në fshat kur persona në moshë janë të palëvizshëm dhe nuk mundet të qëndrojnë pa ujë. Ne për momentin ujin nuk e kemi në lum por kemi vetëm dy orë në mëngjes dhe dy orë në mbrëmje.Kjo është një mungesë e madhe por kemi shkresë nga disa institucione që ujin e lumit mos e përdorim pasi nuk është për pije.
Por pas kësaj ne kemi zhvilluar takime me banorët dhe kemi vendosur që të bëjmë shpallje ku ujin e Lumit do ta përdorim edhe pse ai nuk është për pije , por ta shfrytëzojm që të kemi ujë të mjaftueshëm për nevoja tjera“, tha kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Përshefcë Daut Shasivari.

Problemi i ujit të pijshëm tangon një pjesë të madhe të fshatrave të komunës së Tearcës, siç janë Sllatina, Dobroshti, Nerashti dhe Përshefca.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *