Home / Lajme / Rajon / Erdogan: Siria u bë shtet terrorist

Erdogan: Siria u bë shtet terrorist

5 shtator-
Ankaraja kishte marrëdhënie të mira me regjimin e Asadit, por Erdogan u bë një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit sirian pas kryengritjes e cila filloi para 17 muajve.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Qeveria e presidentit sirian Bashar al Aasad ka krijuar “shtet terrorist”.

“Regjimi në Siri tani u bë shtet terrorist”, deklaroi Erdogan në takimin me anëtarët e Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (APK), duke shtuar se gjithnjë e më shumë intensifikohen masakrat.

Ankaraja kishte marrëdhënie të mira me regjimin e Asadit, por Erdogan u bë një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit sirian pas kryengritjes e cila filloi para 17 muajve.

Turqia përpiqet të ballafaqohet edhe me valën e refugjatëve nga Siria. Për momentin në Turqi ka rreth 80.000 refugjatë sirian në Turqi, e cila kërkon krijimin e tampon zonës në Siri. Por propozimi i tillë, tani për tani, ka mbështetje të dobët ndërkombëtare.

Ankaraja zyrtare e akuzon regjimin e Asadit se dërgon armë për separatistët nga Partia Punëtore Kurde (PKK).

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *