Home / Lajme / Rajon / EULEX-i në Kosovë së paku deri më 2014

EULEX-i në Kosovë së paku deri më 2014

5 shtator-Në letrën e presidentes thuhet se Kosova e mirëpret praninë e Misionit të BE-së dhe se pjesëtarëve të këtij misioni dhe përfaqësuesit special të BE-së u jepet statusi, privilegji dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimin nga Konventa e Vjenës.

EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë së paku deri nga mesi i vitit 2014. Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, ka pranuar kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

Në letrën e baroneshës Eshton, siç raporton KTV, thuhet se EULEX-i do t’i kryejë detyrat e veta ashtu siç janë përcaktuar në veprimin e përbashkët për Misionin e BE-së, i miratuar dhe ndryshuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt 2008. Aty po ashtu theksohet se EULEX-i do t’i ndihmojë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejmë të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe shumetnikë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dje i ka dërguar letër baroneshës Ashton, me të cilën i kërkonte vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe veprimin e tij në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, e jo sipas rezolutës 1244. Në letrën e presidentes thuhet se Kosova e mirëpret praninë e Misionit të BE-së dhe se pjesëtarëve të këtij misioni dhe përfaqësuesit special të BE-së u jepet statusi, privilegji dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimin nga Konventa e Vjenës.

Pritet që këto letërkëmbime të zyrtarizohen dhe zyrtarisht EULEX-it t’i vazhdohet mandati të premten, kur deputetet kosovarë do votojnë për këtë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *