Home / Sport / F1, Baton triumfon në Belgjikë

F1, Baton triumfon në Belgjikë

Xhenson Baton i MekLaren dominoi në Çmimin e Madh të Belgjikës që filloi me një përplasje masive e cila nxori jashtë loje që në kthesën e parë pretendentët për titullin kampion, Fernando Alonso me Ferrari dhe Luis Hemilton me MekLaren.

Renditja në vendin e dytë e Sebastian Vetel me Red Bull, bëri që tashmë diferenca e kampionit të dyfishtë të botës me spanjollin që kryeson kampionatin të shkurtohet në 24 pikë.

Aksidenti në fjalë, nisi kur francezi i Lotus, Romen Groszhan, ia afrua Luis Hemilton dhe të dy makinat bënë kontakt me njëra-tjetrën. Të dy fluturuan mbi makina të tjera, duke sjellë eliminimin e Alonso dhe Perez, ndërsa Kobajashi e Maldonado u desh të hynin në bokse për të rregulluar makinat e tyre.

Aksidenti ndryshoi krejtësisht hegjemonitë e kësaj gare, pasi Baton pa që pas krahëve të tij tashmë ishte Kimi Raikonen me Lotus, dyshja e Force India, Hulkenberg e Di Resta, Mikael Shumaker me Mercedes dhe dy pilotët e Toro Roso, Riçiardo e Vernje.

Baton arriti që të shkëputej që në fillim nga ndjekësit, duke zhvilluar një garë perfekte me vetëm një ndryshim gomash, pët të marrë i pashqetësuar fitoren e tij të dytë sezonale pas asaj në garën e hapjes në Australi.

Pas tij u rendit Sebastian Vetel, i cili kreu gjithashtu një strategji mjaft të mirë me një ndalesë për ndërrim gomash, si dhe zhvilloi disa parakalime të njëpasnjëshme në fillimin e garës, duke arritur të mbajë vendin e dytë në podium. Në vendin e tretë u rendit Kimi Raikonen, i cili në ndryshim nga pretendentët e tjerë, kishte një strategji me dy ndalesa dhe u penalizua ndjeshëm nga një gjë e tillë.

Hulkenberg me Force India mori vendin e katërt, i ndjekur nga Masa (Ferrari), Ueber (Red Bull), Shumaker (Mercedes), Vernje (Toro Roso), Riçiardo (Toro Roso) dhe Di Resta (Force India), të gjithë pilotët që përfunduan në zonën e pikëve.

Renditja e botërorit të Formula 1
164 Fernando Alonso (Ferrari)
140 Sebastian Vetel (Red Bull-Reno)
132 Mark Ueber (Red Bull-Reno)
131 Kimi Raikonen (Lotus-Reno)
117 Luis Hemilton (MekLaren-Mercedes)
101 Xhenson Baton (MekLaren-Mercedes)
77 Niko Rosberg (Mercedes)
76 Romen Groszhan (Lotus-Reno)
47 Serxho Perez (Sauber-Ferrari)
35 Mikael Shumaker (Mercedes)
35 Felipe Masa (Ferrari)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *