Home / Sport / Falkao shënon dy gola dhe kalon Mesin

Falkao shënon dy gola dhe kalon Mesin

Radamel Falkao ka bërë atë që pakkush e ka bërë vitin e fundit, ka kaluar Lionel Mesin në listën e golashënuesve. Sulmuesi kolumbian ka shënuar dy herë në ndeshjen e prapambetur mes Atletiko Madrid dhe Betis, për të ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 4-2, por edhe për të marrë kryesimin renditjes së golashënuesve në kampionat.

Ka qenë një fitore e vështirë por e merituar për Atletikon që është gjendur dy herë në disavantazh gjatë kësaj sfidë përballë vendasve të Betis, por ka arritur të rikuperojë dhe të godasë në momentin duhur me Falkao, Di Kosta e Garcia. Sulmuesi kolumbian shënoi dy herë për të marrë edhe kryesimin në renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll, pasi deri tani ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, ndërsa ka lanë mbrapa Lionel Mesin që ka 6 gola.

Suksesi ngjit Atletiko Madrid në vendin e dytë në renditje dhe duket se këtë sezon, madrilenët kanë si objektiv që të luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve, pasi Simeone vazhdon të deklarojë se ekipi i tij nuk është në gjendje të rivalizojë me skuadra si Barcelona e Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *