Home / Lajme / Maqedoni / Feith: Kriza në Maqedoni, dua të shoh përparim

Feith: Kriza në Maqedoni, dua të shoh përparim

21 shtator-“Është e saktë se ka disa tensioneve brenda koalicionit, por vlerësoj se situata në Maqedoni mbetet pozitive dhe pres zhvillime pozitive në të ardhmen”, deklaroi Feith, në një fjalim të tij në Universitetin “Xhons Hopkins” në Uashington me temën për Kosovën dhe pas heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur.

“Është e saktë se ka disa tensioneve brenda koalicionit, por vlerësoj se situata në Maqedoni mbetet pozitive dhe pres zhvillime pozitive në të ardhmen”.

Piter Feith, drejtuesi i ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO) dhe njëri nga protagonistët e çarmatimit të UÇK-së në konfliktin e vitit 2001, ka theksuar se pret zhvillime pozitive në Maqedoni pas tensioneve të fundit që janë reflektuar brenda partnerëve të koalicionit.

“Është e saktë se ka disa tensioneve brenda koalicionit, por vlerësoj se situata në Maqedoni mbetet pozitive dhe pres zhvillime pozitive në të ardhmen”, deklaroi Feith, në një fjalim të tij në Universitetin “Xhons Hopkins” në Uashington me temën për Kosovën dhe pas heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Ai ka shtuar se së fundi ka pasur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ku kanë biseduar për zhvillimet më të fundit politike, por ku ka shprehur edhe porosinë për zhvillime pozitive të ngjarjeve në Maqedoni. .

Feith ka theksuar se si ndërmjetësues i disa krizave, kryesisht ato me shqiptarët, në konfliktet në Luginën e Preshevës dhe konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, nuk është udhëhequr nga ndonjë agjendë e dikujt kombëtare.

“Unë nuk do të thoja se jam luftëtar i nacionalizmit shqiptar, por kam qenë vetëm një ndërmetjës dhe kam punuar me bashkësitë shqiptare për të kthyer stabilitetin dhe prosperitetin në Maqedoni, Serbinë Jugore dhe Kosovë. Nuk kam pasur ndonjë agjendë të posaçme dhe mendoj se kemi qenë të suksesshëm, për shkak se kam pasur besimin e të gjitha komuniteteve dhe ato kanë plotësuar detyrimet e tyre”, theksoi ish-ndërmjetësi i NATO-s, për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni. INA

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *