Home / Sport / Ferguson fton Bolt të luajë kundër Realit

Ferguson fton Bolt të luajë kundër Realit

Aleks Ferguson është gati të bëjë realitet ëndrrën e Usain Bolt, duke i lejuar këtij të fundit të luajë një ndeshje për Mançester Junajtid, për më tepër kundër një skuadre si Real Madrid.

Sprinteri xhamajkan, fitues i medaljeve të arta në Olimpiadën Londër 2012 në garat e 100 dhe 200 metrave, iu lut teknikut skocez të “djajve të kuq” që ta merrte në provë për të parë aftësitë e tij me topin e futbollit.

Ferguson u përgjigj duke e ftuar në ndeshjen që Mançester Junajtid fitoi 3-2 ndaj Fullhem dhe kaloi shumë kohë duke folur me të pas ndeshjes, duke i prezantuar edhe lojtarë të njohur të skuadrës si Rajan Gigs e Robin Van Persi.

Duket se kjo vizitë e ka bindur Ferguson t’i japë 25 vjeçarit xhamajkan mundësinë për të qenë në një ndeshje nën urdhërat e tij, duke e grumbulluar për ndeshjen miqësore të bamirësisë që zhvillohet çdo vit me legjendat e Real Madrid dhe aty do të shohë vlerat e atletit.

“Usain është një karakter i veçantë dhe një fans i çmendur i Junajtid. Por është interesant fakti se ai thotë se është gati të luajë në një ndeshje bamirësie. Kjo mund të jetë një gjetje brilante dhe vitin e ardhshëm, kur të luajmë përsëri kundër legjendave të Real Madrid, do të gjejmë mundësinë për ta grumbulluar në skuadër në mënyrë që të shohim se si sillet në fushë”, tha trajneri i Mançester Junajtid.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *