Home / Lajme / Maqedoni / Fillon fillon viti i ri shkollor për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme

Fillon fillon viti i ri shkollor për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme

3 shtator-
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, ndërkaq, nesër do të marrë pjesë në hapjen e shkollës së posandërtuar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” më Xhepçishtë të Tetovës.

Nxënësit sot e fillojnë vitin e ri shkollor 2012/2013. Në shkollat fillore mësimin do ta ndjekin 200.000 nxënës, prej të cilëve 20.000 filloristë.

Sipas rezultateve nga dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme publike, në vitin e parë janë regjistruar 20.049 nxënës. Prej tyre 7.732 në arsimin gjimnazit, 11.776 në arsimin profesional, 292 nxënës në shkollën e artit dhe 249 në atë të sportit në Shkup.

Në ditën e parë të vitit shkollor ministri i Arsimit Pançe Kralev dhe kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski do ta vizitojnë gjimnazin “Orce Nikollov”, ndërsa pastaj Kralev do ta vizitojë edhe shkollën fillore “Kole Nedelkovski”, i shoq[ruar nga kryetari i komunës Qendër Vlladimir Todoroviq.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, ndërkaq, nesër do të marrë pjesë në hapjen e shkollës së posandërtuar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” më Xhepçishtë të Tetovës.

Në Maqedoni ka 475 shkolla – 358 fillore dhe 99 shkolla të mesme publike

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *