Home / Lajme / Maqedoni / Fishkëllima për këngëtarët shqiptarë

Fishkëllima për këngëtarët shqiptarë

Por, ajo që padyshim do ta shënojë këtë organizim janë edhe fishkëllimat e publikut ndaj performancës së dy këngëtarëve shqiptar. Pas përfundimit të këngëve të tyre, ata janë përcjellë me fishkëllima dhe ulërima të turmës, “Maqedonia, Maqedonia…”.

Urrejtja ndaj shqiptarëve u vërejt edhe në shënimin e 21 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.
Me fishkëllima dhe brohoritje “Makedonija, Makedonija…” u pritën në skenë artistët e vetëm shqiptarë të cilët kanë pranuar të këndojnë në stadiumin e qytetit të Shkupit “Filipi i dytë” sot kur Maqedonia shënon 21 vjetorin e Pavarësisë.

Është fjala për Adelina Tahirin, Mustafa Imerin dhe grupin Shkupi./Portalb

Pavrësisht se kultura shemb paragjykimet dhe bashkon popujt, kësaj herë nacionalizmi dhe shovinizmi maqedonas ka shpërthyer në arenën “Filipi II” e cila është e mbushur.

Është mbushur plotësisht pjesa në mes të stadiumit, ndërsa në pjesën e pasme vendet janë të zbrazëta dhe të mbuluara me flamurin maqedonas, me rastin e ditës së pavarësisë, me c’rast në koncertin e organizuar për nder të kësaj dite pritet të marrin pjesë më shumë se 60,000 vizitorë.

Por, ajo që padyshim do ta shënojë këtë organizim janë edhe fishkëllimat e publikut ndaj performancës së dy këngëtarëve shqiptar. Pas përfundimit të këngëve të tyre, ata janë përcjellë me fishkëllima dhe ulërima të turmës, “Maqedonia, Maqedonia…” ./Almakos

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *