Home / Sport / Fitore në ‘paqe’ e United

Fitore në ‘paqe’ e United

Ka përfunduar me rezultat 1-2 sfida kryesore e javës në futbollin europian mes Liverpoolit dhe Manchester United të zhvilluar në Anfield Road.

Ndeshja filloi me një koreografi të veçantë nga tifozët e të dyja palëve në Anfield, e cila bëri thirrje për paqe, drejtësi dhe të vërtetë, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së Hillsborought. Në fushë u shfaq edhe Sir Bobby Charlton, i cili u dhuroi një tufë me lule në shenjë respekti dhe nderimi zyrtarëve të lartë të Liverpoolit.

Vlen të përmendet se ashtu siç kishte urdhëruar Ferguson, lojtarët e tij i zgjatën duart gjithë lojtarëve të Liverpoolit. Evra dhe Suarez nuk bënë përjashtim, të cilët edhe pse nuk u shikuan në sy, shtrënguan duart.
Sfida filloi në mënyrë të qetë. Liverpooli filoi me dominim, duke e qarkulluar më shumë topin, por pa raste të pastra.

Deri në fund të pjesës së parë dominimi i takoi Liverpoolit, që kërkoi të gjente golin me anë të Suarez dhe Gerrard, por The Reds nuk ia arritën.

Gjithë ajo që Liverpooli arriti ishte një karton i kuq në fund të pjesës së parë, kur pas një ndërhyrje relativisht të ashpër në Johnny Evans, Jonjo Shelvey u përjashtua nga loja duke lënë Liverpoolin me një lojtar më pak në terren për pjesën e mbetur të takimit (39’).

Mirëpo, pjesa e dytë filloi më ndryshe se që dikush ka mundur ta paramendojë. Kjo pasi në aksionin e parë, Glen Johnson gjeti të lirë Steven Gerrard, i cili realizoi golin e epërsisë për Liverpoolin (46’).

Në lojë u inkuadrua edhe Paul Scholes, i cili ndryshoi lojën dhe kjo ndikoi që në minutën e 51-të Rafael të barazonte rezultatin në 1-1.

Ndeshja më pas vazhdoi me dominim në posedim nga ana e United, por pa raste të shumta. Sidoqoftë, Djajve të Kuq u mjaftoi një gol nga penaltia realizuar nga Rovin Van Persie (81’) për 2-1 dhe fitoren e madhe të Manchester United në Anfield.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, një pikë më pak se sa lideri Chelsea, ndërsa thellon më tej krizën e Liverpoolit, që edhe pas pesë javsh mbetet me dy pikë në vendin e 18-të pa asnjë fitore të realizuar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *