Home / Sport / Fitore për të haruar Kroacinë

Fitore për të haruar Kroacinë

“Skocia është kombëtare cilësore, e cila do të ketë mbështetje të madhe nga tribunat. Mirëpo ne besojmë në cilësinë tonë dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Nëse përsërisim sfidën me Kroacinë dhe pak të përmirësojmë efikasitetin, kupthet edhe me fat sportiv, atëherë besoj se nga kjo ndeshje do të dalim të pamposhtur edhe pse do të synojmë fitoren”, deklaroi Ferhan Hasani.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë të martën në mbrëmje përballet me Skocinë në Gllazogu, në kërkim të një rezultati pozitiv me të cilin do të linin pas humbjen e pafat me Kroacinë në hapje të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazil 2014’. Edhe pse luajtën mirë dhe kishin rastet më të mira për të shënuar, Maqedonia lëshoi kokëulur stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb dhe tani gjithë vëmendjen e ka kthyer kah sfida me Skocinë. Kombëtarja prej të shtunën pas dite gjendet në Gllazgou ku ka patur kohë të mjaftueshme për t’u aklimatizuar, rikuperuar dhe për t’u përgatitur për takimin e dytë kualifikues. Edhe pse humbja me Kroacinë ka lënë shenja në disponimin e futbollistëve, megjithatë ata tentojnë që të mendojnë pozitivisht para sfidës së re, të cilën e vlerësojnë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të këtyre eliminatoreve. Fitore apo edhe barazim në takimin me Skocinë, do të ishte rezultat i mirë për Maqedoninë. “Normal që ndjehet një dëshprim pas asaj që ndodhi në Kroaci, pasi bazuar në ngjarjet në fushë, barazimi do të ishte më real. Mirëpo kështu e ka futbolli, kur nuk shfrytëzon raste të pastërta, vjen dënimi dhe Kroacia është kombëtare kualitative që din të ndëshkojë në situata të këtilla”, deklaroi Ferhan Hasani, i cili në vazhdim foli për sfidën e rradhës. “Skocia është kombëtare cilësore, e cila do të ketë mbështetje të madhe nga tribunat. Mirëpo ne besojmë në cilësinë tonë dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Nëse përsërisim sfidën me Kroacinë dhe pak të përmirësojmë efikasitetin, kupthet edhe me fat sportiv, atëherë besoj se nga kjo ndeshje do të dalim të pamposhtur edhe pse do të synojmë fitoren”, tha Hasani. Tetovari në sfidën e parë me Kroacinë ishte në pankinë, mirëpo nuk u inkuadrua në lojë nga trajneri Janevski, ndërsa tani shpreson që t’i jepet rasti të luajë. “Është punë e trajnerit të vendos se cili do të luajë, ndërsa unë i gatshëm pres rastin tim. Nuk luajta me Kroacinë, por pres që tani të më jepet rasti dhe jam i bindur për të dhënë më të mirën nga vetja ime. Përsëris se vendimi është i trajnerit dhe ai din më mirë se kush duhet të luajë në këtë moment, duke bartur njëkohësisht llogari për sukseset dhe mossukseset e kombëtares”, sqaroi futbollisti i Wolfsburgut, Ferhan Hasani. Deri sa Maqedonia humbi në sfidën e parë të kualifikimeve, Skocia në teren të vet barazoi pa gola me Serbinë. Në opinonin skocez ndjehet një lloj presioni ndaj kombëtares, e cila duhet patjetër të shkojë në fitore kundër Maqedonisë. Njëkohësisht me kërkesat për fitore, skocezët paralajmërojnë mbëshetje të madhe për futbollistët e tyre dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur deri në vendin e fundit. Përballja Skoci-Maqedoni e vlefshme për xhiron e dytë të kualifikimeve për ‘Brazil 2014’, zhvillohet të martën në Gllazgou, me fillim në orën 21:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *