Home / Lajme / Maqedoni / Fyle i kënaqur nga puna e bërë e Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë

Fyle i kënaqur nga puna e bërë e Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë

17 shtator-Për herë të parë në 10 vjetësh, siç theksoi, ka analizë të thellë dhe vlerësim për Marrëveshjen e Ohrit, shihet se në këtë fushë ka akoma punë.Keni nevojë për sukses, tha Fyle duke paralajmëruar për 10 tetor publikimin e raportit të ri për progresin e Republikës së Maqedonisë. Përmendi se ky dokument do të jetë bazë për diskutimet mes anëtareve të Bashkimit Evropian për hapat e ardhshëm.

Procesi i plotësimit të reformave në pesë fusha në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë është me të vërtetë i suksesshëm, vlerësoi eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle në fjalimin e sotëm para Këshillit nacional për eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Paralajmëroi se sot për herë të parë do të hapet çështja për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Raundi i tretë është shumë i rëndësishëm për tre pika: ta shqyrtojmë atë që e kemi arritur, e dyta do të tregojë lidhje të qartë mes raportit për progresin në vitin 2012 dhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian dhe vendimi i vendeve anëtare të nivelit më të lartë në kuadër të Këshillit Evropian në dhjetor të këtij viti dhe e treta, për herë të parë sot planifikojmë të bisedojmë edhe për çështjen të cilën gjithmonë e kemi pasur në mendje, por për atë nuk është biseduar drejtpërdrejtë në dialog të nivelit të lartë, e ato janë marrëdhëniet e mira fqinjësore, raportet dypalëshe mes vendit tuaj dhe fqinjëve tuaj”, deklaroi Fyle duke u përgjigjur në pyetjet dhe komentet e deputetëve.

Paralajmëroi se do të bëhet fjalë edhe për nismën e palës së Maqedonisë për intensifikimin e bashkëpunimit me Greqinë.

“Do të doja të bisedoj me kryeministrin rreth shkëmbimit të letrave me kryeministrin grek. E di edhe për çështjet tjera rreth lidhjeve të vendit tuaj dhe fqiut tjetër tuaj. Do të doja që aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë të jetë zgjidhje magjike për të cilën presin të gjithë, por për fat të keq kjo nuk është. Ky aktvendim shikon drejt të kaluarës dhe paraqet vlerësim për të kaluarën, ne flasim për të ardhmen. Ne duhet të flasim për përpjekjet e dy palëve që ta zgjidhin kët çështje”, tha Fyle.

Theksoi se vetëm një deputet ka thënë qartë se duhet të zgjidhet kontesti me emrin që vendi të avancohet drejt nivelit më të lartë nga procesi i inkuadrimit në BE. Komisioni Evropian, thotë mbetet konzistent në raportimin për vendin, rekomandoi fillim të procesit të bisedimeve dhe të qëndron.

Fyle tha se edhe gjithmonë ka diçka indirekte për çka duhet të bisedohet, se ka ardhur në Maqedoni në periudhë interesante, por edhe me dozë shqetësimit.

“Bëhet fjalë për partitë politike, të cilat sendërtohen mbi bazën e vet etnike, ndërsa në llogari të stabilitetit politik. Mund të dërgojmë sa të duash mesazhe nga Brukseli se kjo rrugë nuk çon askund, por ju jeni ata të cilët shpresoj se nuk do ta humbni aftësinë që të shihni se kjo ka rezultate negative dhe ndikim të madh mbi gjithë këtë që e bëni, por më e rëndësishmja është rruga juaj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi eurokomisioneri.

Për herë të parë në 10 vjetësh, siç theksoi, ka analizë të thellë dhe vlerësim për Marrëveshjen e Ohrit, shihet se në këtë fushë ka akoma punë.

Keni nevojë për sukses, tha Fyle duke paralajmëruar për 10 tetor publikimin e raportit të ri për progresin e Republikës së Maqedonisë. Përmendi se ky dokument do të jetë bazë për diskutimet mes anëtareve të Bashkimit Evropian për hapat e ardhshëm.

Shtefan Fyle është për të tretën herë në Maqedoni në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë. Ai sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe anëtarët e korit diplomatik tha se reformat që Maqedonia i zbaton nuk duhet të jenë të ndërlidhura me konkurencën mes partive politike. Si shembull të mirë për reformat e zbatuara në Republikën e Maqedonisë e përmendi zgjedhjet e kaluara, por gjithashtu tha se zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të jenë mundësi e mirë që të tregohet se shteti përmirësohet.

Ai shprehu kënaqësi nga ajo që diskutimet në kuadër të Dialogut qasës nuk janë vetëm shkëmbim i opinionit, por edhe qëndrime të shprehura sinqerisht, të cilat e promovojnë dialogun e nivelit të lartë për hapjen e negociatave inkuadruese.

Para fjalimit në Këshillin nacional për eurointegrime, Fyle u takua me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski. Nga shtëpia ligjdhënëse eurokomisioneri për zgjerim shkon në Qeveri në takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me zëvendëskryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi.

Vizita e Shtefan Fyles në Shkup vjen para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në proceset eurointegruese. Ppritet pas tre rekomandimeve pozitive të njëpasnjëshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Komisionin dhe kësaj radhe t’i japë “dritë të gjelbër” Maqedonisë. Megjithatë, mbetet në Këshillin e Unionit nëse do të caktojë datë për fillimin e negociatave në Samitin në dhjetor, që në tre herët e kaluara nuk ndodhi për shkak të bllokadës së Greqisë, i cili është vend-anëtar i BE-së ku vendimet e këtilla merren me konsensus.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *