Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Negociata pastaj zgjidhje të emrit, obsion joreal

Fyle: Negociata pastaj zgjidhje të emrit, obsion joreal

21 shtator-nëtaret e BE-së janë të qartë për atë se cila është pozita e tyre për çështjen për emrin dhe çka duhet bërë. Ne ende nuk i kemi bërë hapat e parë, ne ende nuk e kemi miratuar raportin për përparimin, këtu është rekomandimi i rëndësishëm, tha Fyle.

Eurokomisari për zgjerim Shfetan Fyle në intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se nuk është reale të besohet se mund të shkohet përpara drejt negociatave për qasjen e Maqedonisë në BE, e me këtë rast çështja për kontestin me emrin të vendoset për në fund të negociatave.

“Së pari, e di se mundësia që të ruhet ose lihet çështja e vështirë për në fund nuk është reale. TË besohet se do të shkohet përpara dhe kur tërë puna është kryer, ne atëherë të fillojmë të përqëndrohemi në çështjen për emrin, duke besuar se kështu do të jetë më lehtë – ky është koncept shumë i rrezikshëm, kjo nuk do të arrihet. Gjithçka pastaj është deri te anëtarët e BE-së, nuk dëshiroj të paragjykoj se çka do të ndodh në dhjetor, do t’i zvogëloja pritjet këtu. Anëtaret e BE-së janë të qartë për atë se cila është pozita e tyre për çështjen për emrin dhe çka duhet bërë. Ne ende nuk i kemi bërë hapat e parë, ne ende nuk e kemi miratuar raportin për përparimin, këtu është rekomandimi i rëndësishëm. Unë pres se anëtarët e BE-së në dhjetor do të veprojnë sipas atij, unë shumë shpresoj se do t’i marrin parasysh edhe ato elemente pozitive, të cilat i solli dialogu në nivel të lartë, por përsëri do të them, do të ishte naive të besohet se e gjithë kjo mund të ndodh, se mund të sillen vendime pozitive, duke e parkuar kontestin për emrin diku në një parking të braktisur në fund të kësaj rruge të gjatë”, deklaroi Fyle në intervistën për Radio Evropa e Lirë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *