Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë kompani të interesuara për modernizmin e pikave pagesore

Gjashtë kompani të interesuara për modernizmin e pikave pagesore

4 shtator-“Vijon periudha në të cilën duhet të kontrollohet nëse ofertat u përgjigjen kushteve teknike që nevojiten për projektin që dëshirojmë ta realizojmë. Pas shqyrtimit përfundon faza e parë kur do të zgjidhjet zgjedhja teknike për të cilën do të hapet faza e dytë e tenderit kur do të ofrohen çmime për kryerjen e punës” deklaroi Aleksander Stojanov, ndihmësdrejtor i Sektorit për investime në Agjencinë për rrugë shtetërore.

Gjashtë kompani nga Kroacia, Turqia, Spanja dhe Austria janë të interesuara ta realizojnë modernizimin dhe pagesën elektronike në pikat pagesore përgjatë Korridorit 10.

Ato sot parashtruan oferta deri te Agjencia për rrugë shtetërore nën kompetencë të cilës prej 1 tetorit do të kalojnë pikat pagesore.

“Vijon periudha në të cilën duhet të kontrollohet nëse ofertat u përgjigjen kushteve teknike që nevojiten për projektin që dëshirojmë ta realizojmë. Pas shqyrtimit përfundon faza e parë kur do të zgjidhjet zgjedhja teknike për të cilën do të hapet faza e dytë e tenderit kur do të ofrohen çmime për kryerjen e punës” deklaroi Aleksander Stojanov, ndihmësdrejtor i Sektorit për investime në Agjencinë për rrugë shtetërore.

Në fazën e parë nuk ka afat të caktuar, po periudha e pritur e evaluimit është 30 ditë pas të cilës do të kalojë në fazën e dytë.

Nga Agjencia për rrugë shtetërore shpresojnë se deri në fund të vitit do të dihet kryerësi i punës, ndërsa afati i ndërtimit është 18 muaj.

Modernizimi dhe pagesa elektronike në pikat pagesore do të fillojë nga Korridori 10, pas të cilës është planifikuar të vazhdojë në Korridori 8, posaçërisht në atë pjesë ku ka zgjerim të autostradës.

Tani për tani me vendosjen e sistemit elektronik të pagesës nuk planifikohet shtrenjtim në pikat pagesore, por kompetentët, theksojnë se në Maqedoni ka çmim më të ulët në pikat pagesore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *