Home / Sport / Gjesti human i Iker Kazijas

Gjesti human i Iker Kazijas

Iker Kazijas ka treguar për të disatën herë se jo vetëm është një portier i jashtëzakonshëm, por edhe një person mjaft i veçantë. Gardiani i Real Madrid nuk ka festuar golat e skuadrës së tij kundër Mançester Sitit, në shenjë nderimi ndaj një fëmije polak i cili ishte ndarë nga jeta pak orë më parë në spital.

Në momentet e golit të Kristiano Ronaldos, me të gjithë “Santiago Bernabeun” në festë, televizioni spanjoll shfaqi një pamje që ishte në kontratst të dukshëm me atmosferën: Kazijas që qëndronte pa lëvizur me duart në ije. Shumëkush mendoi për një polemikë të mundshme të portierit dhe pakënaqësi të tij, por më pas u zbulua e vërteta.

Pak orë para ndeshjes, Kazijas kishte mësuar për ndarjen nga jeta të një fëmije polak, 14 vjeçarit David Zapisek, me të cilin ishte njohur gjatë qëndrimit në Poloni për Euro 2012.

David, që vuante nga një atrofi muskulore në shtyllën kurrizore, kishte patur gjithmonë ëndërr të takonte Kazijas dhe ia kishte arritur qëllimit të njihej me idhullin e tij gjatë kësaj vere, duke vazhduar të mbante kontakte me kapitenin e Spanjës edhe pas përfundimit të Euro 2012.

Por pak orë para fillimit të ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit, Kazijas mësoi për ngjarjen tragjike dhe shprehu menjëherë ngushëllimet e tij për familjen e David. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen. Prehu në paqe miku im”, ishin fjalët e Kazijas në adresën e Facebook, për të treguar emocionet e tij rreth kësaj ngjarje edhe në fushën e lojës, duke mos festuar golat e skuadrës së tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *