Home / Lajme / Maqedoni / Gjimnazi I Tetovës pjesë e investimeve infrastrukturore

Gjimnazi I Tetovës pjesë e investimeve infrastrukturore

22 shtator-“Financat janë grant dhe janë marrë si meritë dhe rezultat i aktiviteteve të shtetit në sferën e investimeve në arsim. Të gjitha aktivitetet për rikonstruim në 16 shkolla, do të përfundohen në vitin 2013” tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i qeverisë Aleksander Gjeorgjiev.

Gjimnazi I Tetovës është pjesë e investimeve që do të bëhen deri në fund të vitit të ardhshëm nëpër 16 shkolla në Maqedoni, transmeton Televizioni Koha.
Qeveria vendosi të fillojë projektin për modernizimin e 16 shkollave shtesë prej të cilave gjashtë të mesme dhe dhjetë fillore, për të cilat siguroi 3 milion euro në bashkëpunim me Bankën e Këshillit të Evropës.

“Financat janë grant dhe janë marrë si meritë dhe rezultat i aktiviteteve të shtetit në sferën e investimeve në arsim. Të gjitha aktivitetet për rikonstruim në 16 shkolla, do të përfundohen në vitin 2013” tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i qeverisë Aleksander Gjeorgjiev.

Modernizimi do të përfshijë rikonstruimin e jashtëm dhe të brendshëm të shkollave, dritareve, çatitë, dyshemetë, instalimet ppr ngrohje, toaletet, fasadat etj. Gjashtëmbëdhjetë shkollat janë zgjedhur në bazë të projekteve të dorëzuara në konkursin publik për të cilat komisione profesionale kanë vlerësuar se nevojiten intervenime.

Zëdhënësi i Qeverisë informoi se do të modernizohen shkollat e mesme “Koço Racin” në Veles, Lupço Santov” në Koçan, “Taki Daskilo” në Manastir “Josif Josifovski” në Gjevgjeli, “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë dhe “Ibrahim Temo” në Strugë. Shkollat fillore që do të modernizohen janë në Manastir “Kole Kaneski”, “Naim Frashëri” në Vrapçishtë, “Vanço Përke” në Shtip, “Zhivko Çingo” në Ohër, “Vëllazërim Bashkim” në Gostivar, “Koço Racin” në Kratovë “Vëllezërit Milladinovci” në Kumanovë, “Marshall Tito” në Murtio, “Shën Cirili dhe Metodi” në Velses dhe “25 Maji” në Shkup.(U.H) TV KOHA

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *