Home / Lajme / Maqedoni / Gjimnazi në planet e Ministrisë

Gjimnazi në planet e Ministrisë

3 shtator-Në MASH, mendohet për rritjen e shumës së bllok dotacioneve, ndërsa në lidhje me rikostruimet dhe ndërtimet të shkollave të reja krahas mjeteve të buxhetit ka edhe mundësi për kredi nga ana e Bankës Evropiane, me ç`rast është filluar projektimi i nevojave të komunave duke kyçur edhe komunën Tetovë

Pasi ishte përfshirë nga zjarri objekti i shkollës shtetërore të muzikës në Tetovë, gjatë verës në këtë objekt u kryen punët për rregullimin e saj dhe adoptimit të hapësirave të cilët ishin dëmtuar. Me këtë rast në këtë shkollë mësimi do të fillojë të hënën në kushte normale, pasi që nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ishin ndarë 2 milion denarë për rregullimin e katër dhomave administrative dhe lyerja e objektit. Për të përuruar punimet në këtë shkollë ka qëndruar Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev, i cili theksoi se nga ana e MASH-it janë marrë masa pas kërkesës së autoriteteve të shkollës që të sanohen dëmet. “Është vendosur rrjet i ri elektrik, nyjet sanitare janë rregulluar, është vendosur dyshemeja e re dhe këtu mësimi dhe punët tjera administrative do të zhvillohen normalisht. Poashtu janë vendosur edhe karrige të reja” tha Kralev, i cili bëri të ditur se do të shqyrtohet kërkesa e shkollës që në të ardhme kjo shkollë të zgjerohet ose të dislokohet pasi që numri i nxënësve në këtë shkollë çdo vit rritet. Drejtoresha Simona Zafiroska me këtë rast konfirmoi se është biseduar që në të ardhmen të meret parasysh edhe zgjerimi ose zhvendosja e kësaj shkolle në një objekt më të madh. Në shkollën fillore dhe të mesme të Muzikës “Todor Skallovski –Tetoec” mësojnë afër 500 nxënës, ndërsa në fund të vitit të kaluar kjo shkollë u përfshi nga zjarri në kohën kur ishin duke mësuar nxënësit, por fatmirësist u ndezën vetëm disa dhoma administrative dhe nuk ka pasur as viktima e as të lënduar. Përndryshe kjo shkollë është e ndërtuar në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar ku mësimin e ndjekin edhe nxënës shqiptarë edhe maqedonas. Gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, Ministri i Arsimit Pançe Kralev, ka thënë se mësimi do të fillojë në shumicën e shkollave duke konfirmuar se është në kontakt me drejtorët e shkollave dhe kryetarët e komunave dhe bëhen përpjekje që të tejkalohen problemet në disa shkolla. Kralev poashtu ka dhënë premtim se edhe këkresa e gjimnazit për hapësira të reja është marrë parasysh.“Krahas bllok dtoacioneve të cilët komunat i shpërndajnë nëpër shkolla, kemi edhe investime të destinuara për ndërtim, renovim e kështu me radhë. Në MASH, mendohet për rritjen e shumës së bllok dotacioneve, ndërsa në lidhje me rikostruimet dhe ndërtimet të shkollave të reja krahas mjeteve të buxhetit ka edhe mundësi për kredi nga ana e Bankës Evropiane, me ç`rast është filluar projektimi i nevojave të komunave duke kyçur edhe komunën Tetovës. Këtu është edhe gjimnazi i Tetovës e cila duhet që të përfshihet në programën investuese për vitin e ardhshëm”, deklaroi Kralev. Ndryshe në Gjimnazin e Tetovës mësimi zhvillohet në tre objekte edhe atë në objektin qendror dhe në dy objekte të tjera të disperzuara.

(Urim Hasipi)

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *