Home / Lajme / Maqedoni / Gjithsej 720 fëmijë deri në shtatë vjeç kanë qenë viktima në aksidente trafiku në 2,5 vitet e fundit

Gjithsej 720 fëmijë deri në shtatë vjeç kanë qenë viktima në aksidente trafiku në 2,5 vitet e fundit

6 shtator-Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 1.781 aksidente trafiku që paraqet ulje për 10 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 1.973 aksidente. Në to kanë pësuar gjithsej 2.721 persona, prej të cilëve 51 kanë vdekur

Në 2,5 vitet e fundit gjithsej 720 fëmijë të moshës deri shtatë vjeç kanë qenë viktima në aksidente trafiku. Prej tyre, mbi 10 e kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë më të lehta dhe më të rënda trupore, tregojnë të dhënat statistikore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për këtë arsye, ndërsa me qëllim që të ngritet niveli i dijenisë tek fëmijët për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion është përgatitur video material i quajtur “Abetarja për qarkullim” e cila është distribuuar në kopshtet për fëmijë dhe shkollat fillore.

Janë xhiruar 10 vide klipe me situata në të cilat fëmijët më së shpeshti gabojnë si pjesëmarrës në qarkullim. Lëgjërimet dhe shpjegimet e abetares për qarkullim do t’i realizojnë nëpunësit policorë në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe edukatoret.

“Ky aktivitet nënkupton mësimin e kulturës themelore të qarkullimit në mënyrë interaktive, përmes komunikimit me nëpunësit policorë dhe prezantim të video materialit. Për këtë qëllim është përgatitur abetare për qarkullim në të cilën janë përmbajtur të gjitha rregullat dhe dispozitat e qarkullimit të cilat janë aftësuar për moshën e fëmijëve”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska pas promovimit të sotëm zyrtar të DVD materialit në SHF. “Gjorgjija Puleski”.

“Abetarja për qarkullim” do të vendoset në ueb faqen e Këshillit republikan për siguri në qarkullimin rrugor dhe në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 1.781 aksidente trafiku që paraqet ulje për 10 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 1.973 aksidente. Në to kanë pësuar gjithsej 2.721 persona, prej të cilëve 51 kanë vdekur.

Më shumë aksidente kanë shkaktuzar vozitësit, ndërsa arsyeja më e shpeshtë për aksidentin janë shpejtësia e madhe ose shpejtësia e papërshtatur me kushtet në rrugë.

Kalimtarët kanë shkaktuar 103 aksidente, në të cilat katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa madje, udhëtarët tetë akidente.

Gjendja jo e rregullt e rrjetit rrugor ka qenë arsyeja për ndodhjen e shtatë aksidenteve, ndërsa dy nga aksidentet në trafik kanë ndodhur për shkak të arsyeve të tjera.

Sipas strukturës së moshës, më së shumti kanë vdekur persona mbi moshën 60-vjeçare

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *