Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Qeveria hap 14 kopshte të reja në mjediset rurale

Gjorgjiev: Qeveria hap 14 kopshte të reja në mjediset rurale

20 shtator-“Për realizimin e aktiviteteve për adaptim dhe hapje të kopshteve të fëmijëve Qeveria ka siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 12,630 milionë eurove nga të cilat 8,850 milionë janë për realizimin e punëve ndërtimore për adaptim, ndërsa 3,790 milionë denarë për pajisimin komplet të kopshtve”, theksoi Gjorgjiev.

Hapje e 14 kopshteve të reja për përkujdesje të fëmijëve nga mosha parashkollore në vendet rurale në 13 komuna parashikon faza e parë e Planit aksional që e ka miratuar Qeveria në seancën e fundit.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, kopshtet e reja do të hapen në kapacitetet tani më ekzistuese në këto vendbanime, të cilat tërësisht do të rikonstruktohen, adaptohen dhe pajisen konform të gjitha standardeve. Pritet që një pjesë e kopshteve të reja të fillojnë me punë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa të tjerat në të dytin.

“Për realizimin e aktiviteteve për adaptim dhe hapje të kopshteve të fëmijëve Qeveria ka siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 12,630 milionë eurove nga të cilat 8,850 milionë janë për realizimin e punëve ndërtimore për adaptim, ndërsa 3,790 milionë denarë për pajisimin komplet të kopshtve”, theksoi Gjorgjiev.

Kopshtet e reja do të hapen në qytetin Tërsino, komuna Vinicë, vendbanimi Gradsko në komunën Gradsko, Dojrani i Ri, në komunën Dojran, fshati Glishiq, komuna Kavadar, fshati Beli, komuna Koçanë, fshatrat Pripor dhe Draçevë në komunën Kisella Voda, fshati Pepelishte dhe Krivollak, komuna Negotinë, fshati Tremnik Negotinë, fshati Topolçan, komuna Prilep, fshati Kallugjerica, komuna Radovish, fshati Jankovec, komuna e Resnjës, fshati Dobroshtë në komunën Tearcë dhe fshati Çeshinovë në komunën Çeshinovë-Obleshevë.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *