Home / Lajme / Maqedoni / Gratë nga Maqedonia dhe Greqia së bashku në luftën kundër papunësisë

Gratë nga Maqedonia dhe Greqia së bashku në luftën kundër papunësisë

27 shtator-Të drejtë të marrin pjesë në projektin kanë gratë të cilat janë të papunësuara, punëtore, sipërmarrëse, anëtare të shoqatave të grave, gra të cilat jetojnë në mjedise rurale dhe gjysmërurale dhe qytete të vogla, dhe ata të cilat kanë probleme me punësim.

Gratë nga Maqedonia dhe Greqia do të krijojnë front të përbashkët kundër papunësisë në kornizat e projektit nën mbikëqyrje të Bashkimit Evropian.

Në programin janë përfshirë 150 gra nga Lerini, Pela, Resnja, Manastiri, Demir Hisari dhe Krusheva të cilat do të informohen për mundësi për punësim ,do t’u sigurohen shërbime juridike dhe ndihmë gjatë përgatitjes të biznes planeve.

Gjashtëdhjetë gratë tjera do të kyçen në programin për përmirësim të aftësive të tyre të punës, ndërsa do t’u jepen edhe këshilla për fillim të biznesit. Në të njëjtën kohë, pesë gra do të kenë rol të mentorëve të grupeve prej nga 12 deri në 15 gra sipërmarrëse ose anëtare të shoqatave që t’i përmirësojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre.

Të drejtë të marrin pjesë në projektin kanë gratë të cilat janë të papunësuara, punëtore, sipërmarrëse, anëtare të shoqatave të grave, gra të cilat jetojnë në mjedise rurale dhe gjysmërurale dhe qytete të vogla, dhe ata të cilat kanë probleme me punësim.

Siç transmetojnë mediat greke, në aksion së bashku me marrin pjesë Qendra greke për mbështetje të punësimit dhe sipërmarrësisë së grave “Ergani” zyra e Rajonit grek të Maqedonisë Perëndimore dhe komunës së Resnjës. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *