Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Maqedonia imponohet në hartën investuese botërore

Gruevski: Maqedonia imponohet në hartën investuese botërore

2 shtator-I pyetur nëse prolongimi i negociatave për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë negativisht reflektohet ndaj tërheqjes së investimeve të huaja kryeministri thekson se nëse ajo vihet në kontekst të anëtarësimit në BE dhe NATO, veçanërisht për BE, mund të thuhet se ndikon në mënyrë të pavolitshme.

Klima e biznesit në Maqedoni në mënyrë drastike është përmirësuar , si për investitorët vendor, ashtu edhe për ato të huaj, vlerëson Nikolla Gruevski në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Duke argumentuar pse duhet të investohet në Maqedoni, kryeministri Gruevski i thekson klimën e shkëlqyer të biznesit, politikën e shëndoshë ekonomike, shpenzimet e ulta për bërje të biznesit dhe mundësinë përmes tregut të Maqedonisë të dilet në tregjet nga e tërë Evropa dhe në kontinentet e tjera.

Duke u përqëndruar në fushat e ekonomisë së Maqedonisë të cilat ofrojnë hapësirë për përfitim më të madh te investitorët potencial Gruevski thekson se më shpesh, Maqedoninë e zgjedhin kompani nga sektorë ku konkurrenca është e madhe dhe ku kërkojnë sa është e mundur shpenzime më të ulta, dhe, njëkohësisht, njerëz me kualifikim të lartë.

I pyetur pse në Maqedoni nuk ka numër të madh të investimeve, si te fqinjët, edhe pse sipas Diuning biznesit është lider jo vetëm në rajon, por edhe në suaza botërore, Gruevski është përgjigjur se kjo pjesërisht ka të bëjë me recesionin global, para së gjithash në recesionin evropian, ndërsa pjesërisht sepse që Maqedonia në të kaluarën nuk ishte në hartat investuese.

Në pyetjen si mundet diaspora t’i ndihmojë atdheut ai theksoi se ajo mund të bëhet si me investime ata që kanë biznes, por edhe me lobim për kushtet e mira për bërje të biznesit.

Sipas tij, kriza financiare dhe ekonomike me tejdebitimin në Greqi ndikon në mënyrë të konsiderueshme mbi ngadalësimin e bisedimeve për emrin.

“Ndikon. Dukshëm. Greqia atë e shfrytëzon si alibi para partnerëtve të tjerë ndërkombëtar dhe kjo është problem. E para është alibi, ndërsa e dyta është që realisht është defokusuar. Dhe, e treta sepse edhe të tjerët e dinë se është e defokusuar dhe ka probleme, atë vendi plotësisht e shfrytëzon për alibi të caktuar”, thotë Gruevski.

I pyetur nëse prolongimi i negociatave për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë negativisht reflektohet ndaj tërheqjes së investimeve të huaja kryeministri thekson se nëse ajo vihet në kontekst të anëtarësimit në BE dhe NATO, veçanërisht për BE, mund të thuhet se ndikon në mënyrë të pavolitshme.

Megjithatë, thekson, ka ndërkaq shumë kompani të cilat thonë se pikërisht ajo u pëlqen që nuk jemi anëtare e BE-së dhe NATO-s, për shkak se e dinë se me hyrjen në BE do të rritet konkurrenca, do të ketë interes më të madh, dhe për ata nuk do të jetë aq atraktive të investohet me shpenzime të ulta. Por, në përgjithësi, për ne është mirë sa është e mundur më shpejt të hyjmë në BE dhe në NATO, sepse që përfitimet nga ajo do të jenë më të mëdha, thekson kryeministri, në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedoanse.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *