Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Na nevojitet bashkim për ndërtimin e një Maqedonie të fuqishme dhe të respektuar

Gruevski: Na nevojitet bashkim për ndërtimin e një Maqedonie të fuqishme dhe të respektuar

3 shtator-Në takimi me mërgimtarët, krahas ekipit qeveritar që e kryeson Gruevski, morën pjesë edhe kongresistë amerikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të KOM-it.

Porosi për bashkim, harmoni dhe solidaritet, pa ndarje, për ndërtimin e një Maqedonie të fuqishme dhe të respektuar, bëri kryeminsitri Nikolla Gruevski në takimin me diasporën e Maqedonisë në Detroid.

“Në prag të 21-vjetorit të pavarësisë së së Republikës së Maqedonisë dëshiroj të dërgoj porosi për bashkim, solidaritet dhe mosbindje para sfidave me të cilat përballemi. Investimi është i madh – një Maqedoni stabile, e zhvilluar dhe prosperuese. Ky është amanet që na e kanë lënë paraardhësit tanë dhe është detyrë e jona t’i vëmë tërësisht në disponim të gjitha resurset, të gjitha përvojat, dituritë dhe potencialet me të cilat disponojmë në drejtim të ndërtimit të një hsteti të fuqishëm dhe të respektuar. Kjo është mënyra e vetme për fitimin e luftës kundër mohuesve të popullit dhe kishëps maqedonase. Mbeteni të fuqishëm, mbeteni në bashkësi, mos u ndani këtu në diasporë. Na nevojiteni të harmonizuar, vetëm ashtu mundeni më së shumti t’i ndihmoni Maqedonisë”, theksoi Gruevski.

Në takimi me mërgimtarët, krahas ekipit qeveritar që e kryeson Gruevski, morën pjesë edhe kongresistë amerikanë, biznesmenë dhe përfaqësues të KOM-it.

Kongresisti nga Partia Demokrate, Gari Piters theksoi se së bashku me rreth pesëdhjetë kolegë të tij i kanë dërguar letër presidentit të SHBA-së, Barak Obama, në të cilën kanë kërkuar që të angazhohet që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s.

Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe prëforcim të partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë shfaqi edhe Kendis Miler, kongresiste nga Partia republikane

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *