Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Ata që na vranë nuk mund të jenë të barabartë

Gruevski:Ata që na vranë nuk mund të jenë të barabartë

15 shtator-“Ajo që paraqet shqetësim është lufta politike midis partive politike shqiptare që pas 21 viteve të pavarësisë së vendit akoma zhvillohet përmes çështjeve etnike”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se kjo atmosferë në interes të të gjithë duhet të ndryshohet, për shkak siç tha ai është “infektuese dhe e rrezikshme”.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur kritika kundër BDI lidhur me bllokimin e Projekt – ligjit për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë.

Gruevski këtë e ka theksuar sot gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së. “Tentimet për të frenuar dhe bllokuar, projekt –ligjin për ‘branitellët’ janë të pakuptimta dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe frymën e bashkëjetesës si dhe tolerancës. Plagët nga viti 2001 akoma nuk janë shëruar dhe insistimi që në këtë ligj të përfshihen edhe ata që i kanë marrë jetët e ‘branitellave’ në vitin 2001 nuk mund të jetë kërkesë korrekte”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, kjo kërkesë e përkeqëson atmosferën e përgjithshme dhe është jokorrekte, ashtu siç u keqpërdor uniforma e Armatës së Maqedonisë në Sllupçan. “Ajo që paraqet shqetësim është lufta politike midis partive politike shqiptare që pas 21 viteve të pavarësisë së vendit akoma zhvillohet përmes çështjeve etnike”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se kjo atmosferë në interes të të gjithë duhet të ndryshohet, për shkak siç tha ai është “infektuese dhe e rrezikshme”.

Ai bëri thirrje për pjekuri më të madhe politike dhe shtetëformuese. “VMRO-DPMNE nuk është parti që lejon që dikush ta frikësoj apo ta nënçmoj me rrëzimin nga pushteti apo përmes zgjedhjeve të parakohshme, sidomos kur është në pyetje suksesi dhe dinjiteti i qytetarit maqedonas. Nuk uli kokën para padrejtësive, sado që të jetë momenti kontraproduktiv për mua. Unë e kuptoj se jeta e politikave është e lidhur me kompromiset dhe andaj kam bërë dhe do të bëj shumë kompromise kur besoj se ato janë për të mirën e përgjithshme. Por, kuptohet se gjithçka ka kufirin dhe qëllimin e saj. Nuk jam i gatshëm për të dhënë dinjitetin e një populli të tërë, si çmim që dikush të nënvlerësojë ate, dhe unë të heshti pastaj. Sidomos nuk jam i gatshëm për të bërë këtë për çështje që nuk zgjidh ndonjë problem, por vetëm krijon problem të ri”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski. Ai shtoi se VMRO-DPMNE nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, por nëse ato do të jenë të pashmangshme dhe nëse provokohen, atëherë do të jenë të gatshëm për to. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *