Home / Lajme / Botë / Hetim i KE-së për ‘Gazprom’-in në Evropën Qendrore dhe Lindore

Hetim i KE-së për ‘Gazprom’-in në Evropën Qendrore dhe Lindore

5 shtator-
“Komisioni është i shqetësuar me faktin se ‘Gazprom’ mund të jetë duke abuzuar me statusin e tij si kompania më e fuqishme energjitike në disa vende”, shkruhej në komunikatën zyrtare.

Komisioni evropian lajmëroi se do të hetojë gjigantët energjitikë rusë të “Gazprom”-it, në lidhje me disa praktika të ndryshme monopoliste në tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Besohet se në zonat me ndikim të fortë, “Gazprom” ka orientuar në mënyrë të padrejtë tregun, duke dëmtuar konkurrencën.

“Komisioni është i shqetësuar me faktin se ‘Gazprom’ mund të jetë duke abuzuar me statusin e tij si kompania më e fuqishme energjitike në disa vende”, shkruhej në komunikatën zyrtare.

Sipas të dhënave, kompania kufizon rrjedhjen e gazit midis vendeve të Bashkimit Europian në mënyrë të padrejtë, merr masa për parandalimin e gjetjes së burimeve të tjerë energjitikë dhe influencon në mënyrë të pandershme në çmimin e gazit.

Në mënyrë pothuajse cinike, kompania u mjaftua me një kundërpërgjigje të shkurtër, në të cilën shkruhej: “Le të hetohet”.

Rusia është furnizues i 40% së nevojës europiane me gaz.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *