Home / Lajme / Maqedoni / HRT: A do ketë probleme ndëretnike në Maqedoni

HRT: A do ketë probleme ndëretnike në Maqedoni

15 shtator-Sipas të gjitha gjasave, vendi më i bukur në Ballkan kurrë nuk do ti mbushë mushkëritë si duhet-kurrë nuk do të frymojë si duhet. Jo për shkak të fqinjëve të ashpër, që ua mohojnë emrin, gjuhën, ose fenë, por për shkak të ambivalencës, botërave paralele edhe më tutje të shumicës maqedonase dhe tani për tani pakicës shqiptare.

Emisioni i njohur “Horizonti” që transmetoht çdo javë në televizionin publik kroat HRT ka shfaqur një speciale mbi ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke paralajmëruar se situata mund të eskalojë, pas homazheve në varrezat e UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës si dhe projekt – ligjin për përkujdesje institucionale për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë.

Specialja e plotë është siguruar nga agjencia e lajmeve INA:

Sipas të gjitha gjasave, vendi më i bukur në Ballkan kurrë nuk do ti mbushë mushkëritë si duhet-kurrë nuk do të frymojë si duhet. Jo për shkak të fqinjëve të ashpër, që ua mohojnë emrin, gjuhën, ose fenë, por për shkak të ambivalencës, botërave paralele edhe më tutje të shumicës maqedonase dhe tani për tani pakicës shqiptare. Këtë e konstatoj edhe një herë para monumentit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), në kodrën mbi fshatin Sllupçan, nja dhjetë kilometra larg Kumanovës.
Ministri i mbrojtjes, shqiptari i parë në këtë pozitë në Maqedoninën e pavarur, ka nderuar këtu guerilëve të vrarë shqiptar. Kjo ndodhë për herë të parë me “salutimin” (përshëndetjen ) e ushtarëve të Maqedonisë. Kryeministri Grujevski, mjeshtër i populizmit të lirë, e ka quajtur atë akt si shkelje të dinjitetit të popullit maqedonas. Parti në pushtet VMRO-DPMNE, në Parlament ka parashtrua projekt ligjin për “branitellat”. Në këtë propozim ligj, nuk ka vend për luftëtarët e UÇK-së dhe anëtarët e familjeve të tyre. Maqedonasit me porosi se UÇK vitin fatkeq 2001 nuk ka luftuar për të drejta por për teritore. Vendin e tronditë përsëri kriza politike.
Pjek e djeg vapa në Sllupçan. Përderisa ne mbi varret e 6 anëtarëve të vrarë të familjes Zimberi, kryetari i veteranëve të UÇK-së sqaron se përkundër dy liqeve akumulues (dy digave) që janë shumë afër, 30 mijë banorë të rajonit të Likovës, në fillim të shekullit të 21, akoma nuk kanë as ujësjellës, as kanalizim dhe pyetem se si ka mundësi që shqiptarët e këtushëm mund të jenë lojal shtetit të vet. Për ish luftëtarët as që duhet të flitet. Aq më tepër se për një orë lëvizje me veturë nga Shkupi, me punët e dyshimta të tenderëve, ndërtojnë fontana madhështore dhe të ndriçuara nga të cilat buçasin marshet.
Ndërkaq, në Sllupçan njerëzit janë të etshëm për një pikë ujë, posikur edhe dy familjet e dy maqedonasve të vrarë, punëtor në kooperativë pjesë e së cilës ka qenë edhe moteli i minuar në afërsi të Tetovës, që kërkojnë dhe e dëshirojnë drejtësinë. Lulet e vyshkura dhe të thara në objektin e shndërruar në gërmadhë të minuar gjatë natës në fshatin Çellopek, dëshmojnë se si edhe pas 11 vjetëve pas këtij akti terrorist, për të cilin kurrë askush nuk është përgjigjur, të afërmit e tyre nuk kanë gjetur qetësinë e tyre shpirtërore. Shqiptarët lokal bllokojnë rinovimin e motelit, familjarët dhe farefisi janë në frikë dhe panik për të vendosur përmendore. Veteranët maqedonas të luftës, janë të tërbuar edhe për këtë shkak, si dhe një sërë raste të pazbardhura, me mbylljen e rasteve me shpalljen e amnistisë së përgjithshme.
Nuk dëshirojnë që ligji për “branitellat” të përfshijë edhe ata që më 2001 me të cilët janë shikuar përmes tytës dhe nishanit. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *