Home / Sport / Hulk drejt Zenit Shën Petersburg

Hulk drejt Zenit Shën Petersburg

Lajmi më i bujshëm vjen nga Portugalia ku sipas mediave vendase, sulmuesi i Portos, Hulk, që nga java e ardhshme do të bëhet pjesë e skuadrës së Zenit Shën Petersburg. Sipas “A’ Bola”, dy klubet kanë gjetur akordin mes tyre dhe transferimi i lojtarit do të bëhet sapo ky i fundit të kthehet nga grumbullimi me përfaqësuesen e Brazilit.

Kur merkatoja në Evropën Perëndimore është mbyllur, lulëzon merkatoja e klubeve ruse të futbollit të cilat si zakonisht në këto ditë bëhen më të gjalla për të mbyllur marrëveshje me lojtarë të cilët nuk kanë arritur të plotësojnë transferime në klube të rëndësishme.
Lajmi më i bujshëm vjen nga Portugalia ku sipas mediave vendase, sulmuesi i Portos, Hulk, që nga java e ardhshme do të bëhet pjesë e skuadrës së Zenit Shën Petersburg. Sipas “A’ Bola”, dy klubet kanë gjetur akordin mes tyre dhe transferimi i lojtarit do të bëhet sapo ky i fundit të kthehet nga grumbullimi me përfaqësuesen e Brazilit.
Nuk janë bërë të ditur shifrat e marrëveshjes, por dihet që vetëm një javë më parë, Porto refuzoi një ofertë prej 50 milionë eurosh nga klubi rus për futbollistin brazilian.
Ndërkohë, Anzhi ka konfirmuar se ka blerë nga Real Madrid mesfushorin Lasana Diarra, i cili bëhet përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Gus Hidink. Përveç futbollistit afrikan, në radhët e këtij klubi është transferuar edhe sulmuesi Nikita Burmistrov.
Megjithatë, një lajm tjetër i bujshëm nga Portugalia konfirmon se Anzhi ka parë t’i refuzohet një “ofertë-paketë” prej 90 milionë eurosh nga Benfika për treshen Uitsel-Moreno-Gaitan. Klubi portugez ka bërë të qartë se lojtarët vlejnë më shumë se kjo shifër, tani fjala i kalon Anzhit për të gjetur vlerën reale të tyre.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *