Home / Lajme / Maqedoni / Institut bashkëkohor metrologjik – shërbime cilësore për komunitetin e biznesit dhe konsumatorët

Institut bashkëkohor metrologjik – shërbime cilësore për komunitetin e biznesit dhe konsumatorët

27 shtator-Ky projekt, i finansuar nga mjete nga fondet e Bashkimit Europian, ka rol kyç në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislaturës teknike nacionale në fushën e metrologjisë, me atë të Bashkimit Europian, dhe gjithsesi zbatimin e saj’, deklaroi ministri Saraçini.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini sot morri pjesë në shënimin solemn të përfundimit të projektit dhe prezantimit të rezultateve nga IPA 2008 ‘Ndihmë teknike për përforcimin e kapaciteteve të Entit për metrologji’, i financuar nga Bashkimi Europian, në organizim të Entit për metrologji.

Në solemnitetin në të cilin morri pjesë edhe Ambasadori i BE-së në Maqedoni , Ekselenca e Tij Aivo Orav, ministri Saraçini tha se Ministria e ekonomisë i jep përkrahje të vazhdueshme Entit për metrologji në zbatimin e aktiviteteve të drejtuara kah infrastruktura cilësore metrologjike, promovimin e metrologjisë si shkencë dhe organizimin e fushatave për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e saj.

‘Misioni dhe vizioni i Entit janë të orientuara kah ndërtimi I një institucioni metrologjik prestigjoz, të njohur në nivel evropian dhe më gjërë, i cili do të jep përkrahje praktike integrimit të vendit dhe të industrisë sonë, në kuptimin e konkurencës. Ky projekt, i finansuar nga mjete nga fondet e Bashkimit Europian, ka rol kyç në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislaturës teknike nacionale në fushën e metrologjisë, me atë të Bashkimit Europian, dhe gjithsesi zbatimin e saj’, deklaroi ministri Saraçini.

Drejtori iEntit metrologjik, Metodija Parnaxhiev tha se gjatë 21 muajve të kaluar, sa ka zgjatur ky project kanë punuar shumë për ta arritur qëllimin, të krijojnë në institucion bashkëkohor metrologjik.
‘Qëllimi ynë është që përmes krijimit të një institucioni modern metrologjik, të njohur në nivel evropian dhe më gjërë, të japim përkrahje integrimit të vendit tone dhe industries sonë, në aspect të arritjes së konkurrueshmërisë’, tha Parnaxhiev.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni , Ekselenca e Tij Aivo Orav tha se ky projekt paraqet edhe një hap plotësues kah adaptimi i legjislaturës së vendit me politikat e BE-së dhe standardet në kuadër të qarkullimit të lirë të mallërave.

‘Një insfrastrukturë e qëndrueshme nacionale është kusht i rëndësishëm për qarkullimin e lire të mallërave në kuadër të shtetit dhe roli I metrologjisë është I një rëndësie të veçantë. Matjet prekin çdo aspeckt të përditshmërisë sonë, ato na mundësojnë cilësi më të mire, siguri më të madhe, kujdes për shëndetin, ndërsa edhe ekonominë e bëjnë më konkuruese’, deklaroi Orav.
Bashkimi Europian për këtë projekt përmes fondeve të tij ka ndarë 548 mijë euro

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *