Home / Sport / Interi nuk di të fitojë në shtëpi

Interi nuk di të fitojë në shtëpi

Interi e ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në Serie A dhe atë në shtëpi nga Siena me rezultat 2-0, në një ndeshje e cila vazhdon mallkimin e skuadrave milaneve që s’po arrijnë të fitojnë në shtëpi.

Në Meazza u zhvillua një ndeshje tejet interesante, sidomos në pjesën e parë, të cilën Interi e dominoi plotësisht.

Ishte Sneijder ai që lëshoi mundësinë më të mirë, kur i vetëm para golit nuk realizoi duke vendosur për një pasim për Militon, i cili nuk ishte fare në disponim.

Në pjesën e dytë, Interi vazhdon të sulmojë edhe më shumë. Goditje të shumta dhe presioni mbi portën kundërshtare e cila ishte e mbrojtur nga 10 lojtarë të Sienës, bëri që Nerazzurët të tregohen të pa suksesshëm.

Por, suksesi nuk u mungoi lojtarëve të Sienës. Simone Vergassola (73’) arriti të realizonte golin e epërsisë për mysafirt pas një aksioni të bukur.

Interi e shtrin edhe më shumë presionin, por mbrojtja mysafire ishte çeliktë dhe Valiani shënoi pas një kundërsulmi për 2-0 në minutat shtesë.

Me këtë disfatë Interi mbetet në vendin e gjashtë në kuotën e vetëm gjashtë pikëve nga katër ndeshjet e zhvilluara, që nuk ua garanton Nerazzurëve statusin e pretendentit për titull, marrë parsysh se tashmë rivali i përgjakshëm Juventusi është në pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *