Home / Lajme / Maqedoni / Isen Shabani kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit

Isen Shabani kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit

17 shtator-Një popull që nuk ka një forcë politikë kombëtare dhe nacionale ai popull gjunjëzohet dhe dalëngadalë shkatërrohet dhe në fund asimilohet. Prandaj, pa politikë të fortë nuk mund asgjë të bëhet. As punësimi, as zhvillimi ekonomik, as përmirësimi i infrastrukturës, as universiteti, as shkollat, as uji i pijshëm as asgjë”, tha Menduh Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare Dega në Vrapçisht mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin u zgjodh kandidati për Kryetar të komunës së Vrapçishtit dhe lista e kandidatëve për këshilltarë që do të përfaqësojnë PDSH-në në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit unanimisht u zgjodh Isen Shabani, i cili falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe u shpreh:

“E ndërmora këtë hap të rëndësishëm, bashkë me Partinë Demokratike Shqiptare dhe me ju këshilltarë të nderuar që t’i themi mjaft më këtij pushteti lokal që nuk është afër popullit dhe nuk ofron zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet populli. Për fat të keq, ky pushtet lokal për një dekadë të tërë nuk arriti të realizojë asnjë projekt në të mirë tonën. Asnjë premtim që dha nuk e mbajti. Prandaj e pranova këtë kandidaturë, sepse jam i bindur thellë që kjo gjendje mund të ndryshohet bashkërisht nga të gjithë ne. Ne kemi vizionin tonë dhe planet tona për të përmirësuar jetën dhe për të zhvilluar komunën” tha Shabani.

Punimet e Kuvendit të degës së Vrapçishtit i përshëndeti Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili tha:“Më lejoni dy tre konstatime politike ti bëj bashkërisht me ju. Ju e dini se na kanë sulmuar se jemi bërë të mërzitshëm me çështjen kombëtare, duke përmend çështjen kombëtare duke përmend shqiptarinë, shpjegoni se çështja kombëtare ka të bëjë prej te buka e gojës, oborri i shtëpisë, shtëpia si duhet, kanalizimi si duhet, infrastruktura si duhet shkolla si duhet, universiteti si duhet, parandalimi i ikjes së të rinjve, parandalimi i shkatërrimit të territoreve shqiptare. Qëndrimi i PDSH-së është qëndrim shumë i drejtë dhe shumë i lirë, pa dyshim se për ta vërtetuar këtë qëndrim tonë kemi kaluar nëpër periudha shumë të rënda dhe shumë të vështira, megjithatë sot bashkërisht duhet të jemi krenarë se ky popull ka prodhuar një forcë politike vërtet shqiptare e cila nuk gjunjëzohet. Një popull që nuk ka një forcë politikë kombëtare dhe nacionale ai popull gjunjëzohet dhe dalëngadalë shkatërrohet dhe në fund asimilohet. Prandaj, pa politikë të fortë nuk mund asgjë të bëhet. As punësimi, as zhvillimi ekonomik, as përmirësimi i infrastrukturës, as universiteti, as shkollat, as uji i pijshëm as asgjë”, tha Menduh Thaçi.

Ai me tje tha se angazhimi për PDSH-në nuk është vetëm angazhim partiak, angazhimi për PDSH-në është për mbijetesë të qenies shqiptare që jeton në këto toka. Ju lus bashkërisht të punoni për të ardhmen. PDSH-ja i mbijetoi kohët e rënda, goditjet e mëdha që ia dhanë dhe arriti të mbajë tashmë PDSH-ja është në një fazë tjetër, të shtimit të radhëve. Këto kandidat që keni zgjedh ju në këtë kuvend do t’i mundin karikaturat shqiptare që janë pjesë e qeverisë. Ju përgëzoj për këtë kompaktësi dhe suksese”, theksoi Thaci.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *