Home / Lajme / Maqedoni / ITSHK në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë organizoi manifestimin ‘E lumtura Nënë Terezë, lutu për ne mëkatarët

ITSHK në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë organizoi manifestimin ‘E lumtura Nënë Terezë, lutu për ne mëkatarët

5 shtator-“Është fakt se Nëna Terezë ka mundur të lind të formohet dhe të krijojë në një vend siç është Ballkani ku kryqëzohen civilizime fesh, ideologji etj dhe të mbetet në plotë kuptimin e fjalës njeri i cili e përmban gjithë botën në vete”, tha Starova.

Me rastin e 15 vjetorit të amëshimit të Nënës Terezë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore, sot në Shkup organizoi manifestimin “E lumtura Nënë Terezë, lutu për ne mëkatarët”.

Në këtë solemnitet u bë fjalë për jetën dhe veprën e shenjtë të humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, si dhe rëndësinë që paraqet figura e saj për popullin shqiptar, por dhe gjithë njerëzimin.

Akademiku Luan Starova në fjalimin e tij tha se vlerat universale që ka nëna Terezë janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë shqiptare dhe gjithë popujve që besojnë në harmoninë e vlerave komplekse.

“Është fakt se Nëna Terezë ka mundur të lind të formohet dhe të krijojë në një vend siç është Ballkani ku kryqëzohen civilizime fesh, ideologji etj dhe të mbetet në plotë kuptimin e fjalës njeri i cili e përmban gjithë botën në vete”, tha Starova.

Anton Sereqi, nga Komisioni për marrëdhënie mes Bashkësive Fetare me këtë rast apelon që jo vetëm ta përkujtojmë Nënën Terezën në këto çaste, por edhe të përpiqemi dhe të veprojmë ashtu siç na ka mësuar Nënë jonë.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta. Për nder të saj sot u shfaq edhe filmi “Nënë Tereza dhe bota e saj” në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë. Ndryshe Instituti për Trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve edhe muajin e kaluar për nderë të Nënë Terezës organizoi një meshë në gjuhën shqipe në Shtëpinë muze të Nënës Terezë në Shkup

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *