Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov deri te Rasmuseni: Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s edhe pa zgjidhje të kontestit me Greqinë

Ivanov deri te Rasmuseni: Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s edhe pa zgjidhje të kontestit me Greqinë

4 shtator-Ai potencoi se të gjitha vendet të cilat deri tani i janë bashkangjitur Aleancës veriatlantike, si dhe ato që janë në proces inkuadrues, kanë kontribuar për reforma dhe rrugë drejt përmirësimit, por edhe për marrëdhënie më të mira me fqinjët, sundimin e së drejtës dhe transparencës.

Çështja për të cilën jemi jashtë NATO-s është bilaterale dhe në të kaluarën shumë vende edhe pa zgjidhjen e çështjeve bilaterale kanë arritur të hyjnë në Aleancë dhe në BE, e kjo na jep shpresë se është e mundur zgjidhje e tillë. Pikërisht Greqia, para se të bëhet anëtare e NATO-s nuk i ka zgjidhur çështjet e saj të hapura me fqinjët, e megjithatë u bë pjesë e familjes euroatlantike.

Kjo është porosia të cilën presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot ia transmetoi sekretarit të përgjithshëm të Aleancës veriatlantike, Anders Fog Rasmusen, në takimin e sotëm në selinë e NATO-s në Bruksel.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli presidenti i Maqedonisë potencoi se nëse ekziston vullnet, ekziston edhe mënyrë që të realizohet kjo.

“Ne kërkojmë nga elitat politike, jo nga qytetarët e Greqisë, të kenë dëshirë të gjejmë zgjidhje. Te ne ekziston dhe ne jemi të gatshëm. Nuk na duhet të rpesim Samit të NATO-s që të marrim ftesë për anëtarësim”, theksoi Ivanov.

Sipas informatave nga takimi Ivanov-Rasmusen, presidenti i Maqedonisë ka kërkuar përkrahje dhe këshillë se si të gjendet dalje nga situata status-kuo, posaçërisht pas politikës gjithnjë e më injorante të Greqisë, e cila refuzon iniciativa dhe takime. Ai haptazi ka kërkuar këshillë si Rasmuseni do të sillej në situatë të tillë, pasi është e pamundur të gjendet zgjidhje nëse nuk ka dialog.

Ivanov ka kërkuar ndihmë nga bashkëbiseduesi i tij për anagzhimin e tij për arritjen e konsenzusit për ftesë për Maqedoninë për anëtarësim në Aleancë, ndërsa si argument e ka përmendur qëndrimin: “si të arrijmë marrëevshje me Greqinë, kur tërë Evropa nuk mund të arrijë marrëveshje me të”.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga ajo që e kërkojnë vendet evropiane nga Greqia, e ajo është t’i respektojë obligimet e ndërmarra ndërkombëtare”, i tha presidenti i Maqedonisë Rasmusenit, me ç’rast ka marrë bindje nga ai se do të bisedojë me autoritetet greke që të bëjnë një hap para.

Rasmuseni u pajtua me qëndrimin e presidentit se çdo zgjidhje duhet t’i respektojë dhe garantojë identitetin dhe gjuhën, të respektohen të drejtat e njeriut, e drejta e vetidentifikimit dhe dinjitetit.

Në takimin është hapur edhe çështja për aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe marrëdhënien e Rasmusenit lidhur me efektet nga aktvendimi. Ai theksoi se aktvendimi ka të bëjë për sjelljen e një anëtare të Aleancësa, në Samitin e NATO-s, e jo në kuadër të organizatës joqeveritare. Në takimin u bë fjalë edhe për mundësitë se si të zhbllokohet procesi në kuadër të NATO-s, janë shqyrtuar më shumë skenare të mundshme.

PAs përfundimit të takimit të tyre, Ivanov dhe Rasmusen dolën me deklarata zyrtare, me ç’rast sekretari i përgjithshëm i Aleancës iu falënderua presidentit të Maqedonisë për kontributin e madh në NATO-operacionet dhe atë që e bëjnë trupat tanë në Afganistan.

“Ne e çmojmë përkrahjen e juaj edhe lidhur me komunikimin me misionin e KFOR-it në Kosovë. E përshëndesim përkushtimin e juaj në procesin e qasjes në NATO dhe përkrahjen e fuqishme politike dhe popullore për anëtarësim n[ë NATO në vendin e juaj. Por, duhet të them se në Samitin e NATO-s në Çikago, i cili u mbajt në maj të këtij viti, ne ishim të qartë me atë që e konfirmuam ftesën tonë të hapur deri te vendi i juaj për anëtarësim në NATO. ne mbetemi të përkushtuar në integrimin e tërë rajonit të BAllkanit Perëndimor. Politika e dyerve të hapura dhe zgjerimit të BE-së dhe NATO-s e transformoi rajonin e juaj”, deklaroi Rasmusen.

Ai potencoi se të gjitha vendet të cilat deri tani i janë bashkangjitur Aleancës veriatlantike, si dhe ato që janë në proces inkuadrues, kanë kontribuar për reforma dhe rrugë drejt përmirësimit, por edhe për marrëdhënie më të mira me fqinjët, sundimin e së drejtës dhe transparencës.

“E përshëndes përcaktimin e juaj për vazhdimin e reformave dhe fuqimisht shpresoj se zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin do të gjendet sa më shpejtë në kuadër të Kombeve të Bashkuara. këtë edhe e kemi përsëritur në Çikago, se ftesa do t’u jepet kur do të gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët. Ardhmëria e vendeve nga Ballkani Perëndimor është integrimi në familjen euroatlantike”, potencoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pret që Greqia të fillojë t’i plotësojë obligimet e ndërmarra ndërkombëtarisht dhe ta respektojë aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga Haga, Rasmuseni tha se këtu ka tre pika kyçe.

“Unë kam dëshirë të fuqishme që t’i shoh të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe dëshiroj të shoh përparim në atë pikëpamje. Me të vërtetë kam dëshirë të fuqishme ta shoh vendin e juaj si anëtare e NATO-s, duke marrë parasysh se ju i plotësuat të gjitha kriteret e nevojshme. Por pika e dytë është çështja e emrit. Të gjithë dimë se është shumë me rëndësi që Shkupi dhe Athina të gjejnë zgjidhje në kuadër të KB-së dhe bëj thirrje që të gjithë liderët të bëjnë ekstra përpjekje për gjetjen e zgjidhje pragmatike. E treta, e gjithë kjo varet nga Shkupi dhe Athina në kuadër të negociatave të cilat po zhvillohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne morëm vendim në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, se ne jemi të gatshëm t’i japim ftesë për fillim të negociatave qasëse vednit të juaj, menjëherë pasi të gjndet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për çështjen e emrit.ne jemi të gatshëm këtë ta plotësojmë. procesi po zhvillohet mes Shkupit dhe Athinës dhe vendimi i NATO-s në Bukuresht është përkrahur nga të gjitha anëtaret e Aleancës. Të gjitha vendimet e NATO-s merren me konsenzus dhe na duhet pajtueshmëri nga të gjitha anëtaret për fillim të negociatave për anëtarësim”, tha Rasmusen.

Presidenti Ivanov, megjithatë theksoi se kanë pasur bisedë shumë konstruktive dhe miqësore me sekretarin e përgjithshëm Rasmusen, me ç’rast kanë biseduar për të gjitha aspektet e çështjes që është vendosur para tyre.

“NATO din se Maqedonia është partner i sinqertë dhe lojal, se i plotëson të gjitha kriteret dhe pret ftesë të merituar për anëtarësim në Aleancë. por, edhe krahas asaj se pritjet tona nuk u plotësuan në Samitin në Çikago, nuk nuk jemi të dekurajuar. Vazhdojmë me obligimin tonë ndaj NATO-s, duke i plotësuar të gjitha kritere dhe standarde, me ç’rast armata e jonë është në kompatibilitet të plotë me stadardet e Aleancës”, tha Ivanov.

Sipas presidentit të Republikës së Maqedonisë, pritjet në Samitin në ikago kanë qenë të bazuara në aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND), por që para mbajtjes së Samitit ka qenë e qartë se nuk do të marrin ftesë për anëtarësim, prej këtu na inkurajon konkluzioni se Çikago është Samiti i fundit i NATO-s pa zgjerim. Sipas Ivanovit, kjo jep shpresë se nuk është pyetja nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, por kur.

“Më inkurajoi edhe biseda e sotme me Rasmusenin, i cili potencoi se duhet të bëhen përpjekje që të vihet deri te zgjidhja për problemin që e kemi me fqiun tonë. Situata Status-kuo në rajonin tonë është e paqëndrueshme. Në bisedën konstruktive me sekretarin e përgjithshme kërkuam mënyrë se si të hiqet bllokada e Maqedonisë për qasje në NATO. Tani, thënë në termin sportiv, topi është te fqiu i ynë jugor, i cili duhet t’i respektojë obligimet e ndërmarra dhe të tregojë kontruktivitet në tërë procesin”, shtoi presidenti i Maqedonisë, duke e paralajmëruar pritjen e tij se edhe anëtaret tjera të NATO-s do të kërkojnë nga partneri i tyre të sillet me përgjegjësi ndaj obligimeve të ndërmarra, tëc ilat nëse i respekton, mund edhe të gjendet zgjidhje për problemin.

Ai dërgoi apel deri te anëtaret e NATO-s të jenë konstruktivë që të arrihet deri te ai konsenzus i pritur gjatë, i cili është i domosdoshëm për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë.

“Ne jemi të bindur dhe të sigurtë se NATO-ja është e aftë të merr vendime të drejta në kohë shumë të vështira. Tani është momenti që ta bëjnë të njëjtën edhe për Maqedoninë, e cila nuk meriton deri në pafund të qëndrojë para dyerve të Aleancës”, tha Ivanov.

Ai me këtë rast dërgoi ftesë “deri te miqtë në Athinë” që të ulen dhe të bisedojnë që së bashku të arrihet zgjidhje për problemin.

“Paramendoni, 21 vite nuk ka takim mes presidentit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë. Unë katër herë e ftoj presidentin e Greqisë, ai katër herë më refuzon. Për këtë shkak dërgoj apel deri te Greqia që të fillojë të sillet me përgjegjësi ndaj neve dhe të gjejmë zgjidhje e cila është në interes edhe të vet Greqisë, por edhe të rajonit. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për anëtarësim dhe koha është ta marrim, e në Ballkan të fillojë të zgjerohet zona e paqes dhe të tejkalohen periudhat e gjata të traumave dhe konflikteve. Koha është që tërë ballkani të jetojë në paqe”, porositi Ivanov.

Presidenti Gjorge Ivanov pas bisedave me Rasmusenin shkoi në takim me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle në komisionin Evropian, ndërsa pasdite duhet të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Evropain, Martin Shulc

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *