Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov:Maqedonia dëshiron marrëdhënie të mira me Bullgarinë

Ivanov:Maqedonia dëshiron marrëdhënie të mira me Bullgarinë

7 shtator-“Lidhur me dallimet për çështje të caktuara, Maqedonia mbetet në përcaktimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për gjetjen, përmes dialogut të hapur, të zgjidhjes dhe tejkalimin e dallimeve që burojnë nga e kaluara”, qëndron në kumtesë.

Maqedonia dëshiron marrëdhënie të mira me Bullgarinë dhe angazhohet për tejkalimin e dallimeve përmes dialogut të hapur. Presidenti Gjorge Ivanov për herë të parë dëgjon për iniciativën që e ka përmendur presidenti bullgar Rosen Plevneliev për përmendore të shkrimtarit bullgar Dimitar Talev në Prilep, thonë nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë lidhur me deklaratat e fundit të kolegut të tij bullgar për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Lidhur me dallimet për çështje të caktuara, Maqedonia mbetet në përcaktimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për gjetjen, përmes dialogut të hapur, të zgjidhjes dhe tejkalimin e dallimeve që burojnë nga e kaluara”, qëndron në kumtesë.

Njlheri, përkujtohet se presidenti Ivanov që kur ka marrë funksionin e deri sot, në të gjitha takimet me përfaqësuesit zyrtarë bullgarë i ka qëndruar këtij qëndrimi të deklaruar në Bruksel.

“Presidenti Ivanov vlerëson se prioriteti më i lartë mbi të cili duhen të fokusohen të dyja vendet, është lidhja infrastrukturore, energjetike dhe ndërkufitare, si dhe thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në kumtesë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *