Home / Lajme / Rajon / Jahjaga: Kosova e gatshme për dialog

Jahjaga: Kosova e gatshme për dialog

27 shtator-
Kuçi ka thënë se Brukseli nuk bën kërkesa që do ta dëmtonin Kushtetutën e vendit dhe Pakon e Ahtisaarit, duke iu referuar kështu deklaratës së Ashtonit se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

Institucionet e Kosovës janë të gatshme për dialog me Serbinë për shumë çështje, por vetëm si dy shtete të pavarura, ka thënë në një intervistë për RTK-në presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Sipas saj, pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe nuk ka kthim prapa.

Kurse zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka theksuar se Kosova ka plan inicial për bisedime, dhe në momentin kur të finalizohet ai do të dërgohet në Kuvend.

Kuçi ka thënë se Brukseli nuk bën kërkesa që do ta dëmtonin Kushtetutën e vendit dhe Pakon e Ahtisaarit, duke iu referuar kështu deklaratës së Ashtonit se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *